Tradita e gatimit me presh është po aq e hershme sa kultivimi i tij në vendin tonë.

Recetat e gatimit të preshit janë të shumëllojshme duke filluar që nga supa, byrekët, sallata e deri tek tava.

AgroWeb.org këtë herë ju sygjeron një mënyrë të re të gatimit të  preshit, në tave me oriz.

Të dy përbërësit janë shumë të përdorur në kuzhinën shqiptare dhe kanë një shije të mrekullueshme bashkë.

Kjo recetë shoqërohet të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, bukë thekur por edhe salca të ndryshme, apo edhe turshi të përgatitura vetë në shtëpi.

Përgatitja e Tavës me Presh dhe Oriz

Përbërësit  

100 gr oriz

1 kg presh

50 gr salcë domate

200 ml ujë

vaj ulliri

kripë

piper i kuq

Përgatitja

Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të lani preshin me ujë të rrjedhshëm.

Kontrollojini mirë tek bishtat për papastërti.

Pritini në cilindra të trashë me 2 cm gjatësi.

Më pas skuqeni preshin për 4-5 minuta në tigan, shtoni orizin dhe vijoni ta kaurdisni edhe për pak dhe më pas shtoni salcën e domateve.

Shtoni kripën dhe piperin e kuq dhe largojeni nga zjarri.

Ndërkohë nxehni furrën në 180 gradë për 10 minuta para se të përgatisni tavën.

Të gjithë masën e përgatitur vendoseni në një tavë, shtoni ujin, spuerkateni me pak vaj ulliri dhe futeni në furrë të piqet.

E fusim tavën në furrë dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për rreth 30 – 40 minuta.

Lëreni të piqet derisa të shihni që e gjithë sasia e ujit është thithet nga orizi.

Më pas fikeni sobën dhe lëreni tavën në nxehtësi për 15 minuta të tjera.

Pas kësaj, tava juaj është gati për t’u shërbyer./AgroWeb.org