Recetat dhe kombinimet e ndryshme të ushqimeve nuk kanë fund.

Me pak përbërës mund të arrini të përfitoni shije të mrekullueshme që kënaqin të gjithë familjen.

E tillë është edhe receta e sotëme nga AgroWeb.org, tava me roletë e patëllxhanave të shtruar në salcë domatesh do t’ju kënqe me shije.

Mund t’a përgatisni fare lehtë në vetëm disa hapa dhe me shumë pak përbërës për 20 minuta.

Ndiqeni si më poshtë se si përgatitet kjo recetë që do t’ju mrekullojë me shijen dhe aromën e saj.

Përbërësit

2 patëllxhanë të mëdhenj

300 ml salcë domatesh

200 gr djathë kaçkavall

30 gr djathë i grirë kaçkavall për sipër

2 thelbi hudhër

kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që fillimisht të prisni përsëgjati papëllxhanat në feta të holla.

Vendosini ato në një tigan të nxehtë dhe piqini lehtë pa përdorur vaj apo gjap.

Lërini të piqen derisa të shikoni që kanë marrë ngjyrë të artë.

Pasi t’a keni bërë këtë me të gjithë fetët e patëllxhanëve tuaj, shtrojini ato në një pjatë dhe filloni me mbushjen.

Prisni në drejtkëndësha të hollë djathin kaçkavall dhe vendoseni në fillim të fetës së patellxhanit e më pas rrotullojeni atë derisa të mbyllet.

Kujdesuni që pjesën e mbylljes t’a vendosni për nga poshtë në mënyrë që roletë të mos hapen.

Të njejtën gjë bëni me të gjithë fetët e patëllxhanëve tuaj derisa të gjithë përbërësit të mbarojnë.

Me këtë masë do të arrini të përfitoni rreth 13 ose 14 role të vogla.

Sipas dëshirës tek mbushja e patëllxhanëve mund të shtoni edhe ndonjë përbërës tjetër që ju deshironi, perime të tjera apo disa fije proshutë.

Ndërkohë zgjidhni një tavë drejtkëndëshme mesatare ku do të piqni roletë tuaja.

Shtroni tre katër lugë salcë dolatesh në të gjithë sipërfaqen e tavës dhe me pas vendosni roletë e patëllxhanave njëra pas tjetrës.

Në krah të tyre hidhni thelbinjtë e hudhrave për t’i dhënë më shumë shije, pa harruar që t’i hiqni pas pjekjes.

Më pas pjesën e mbetur të salcës së domateve hidheni sipër roleve në të gjithë sipërfaqen e tavës.

Shtoni edhe pak kripë tek tava juaj, pa e tepruar për shkak se receta përmban djathë që është i kriposur vetë.

Në fund, pasi roletë janë mbuluar nga salca hidhni edhe djathin e grirë kaçkavall.

Për pjekjen

Futeni tavën në furrë dhe lëreni të piqet për 25 minuta në temperaturë 180 gradë.

Në 5 minutat e fundit mund t’a rrisni pak nxehtësinë e furrës në mënyrë që të gjithë përbërësit të piqen mirë.

Më pas lërini të ftohen për rreth 10 minuta dhe mund t’i shërbeni sipas dëshirës krahas pjatave të mishit./AgroWeb.org