Tetor Plot Viroza – Mënyrat Natyrale të Uljes së Temperaturës në Shtëpi

4.3k 0

Muaji Tetor po shoqërohet me viroza, rritje temperature dhe gjendje këputjeje.

Temperatura e lartë në organizëm është gjithnjë një lajmëtare famëkeqe e një sëmundjeje ose infeksioni.

Temperatura prek fëmijë dhe të rritur dhe sjell probleme me infeksionet e veshit, të traktit urinar, inflamacionit, çrregullimet imunitare apo mpiksja e gjakut.

Por ndryshimet e motit dhe higjena e varfër kontribuojnë në shfaqjen e temperaturës.

Kjo e fundit shoqërohet nga djersitja, dhimbjet e kokës, muskujve, dehidratimi, plogështia, ethet dhe mungesa e oreksit.

Temperatura zakonisht kurohet me ilaçe, por duhet të dini që ka shumë kura mjekësore që mund të përgatiten në shtëpi për të ulur temperaturën.

Këto kura vlejnë kur temperatura arrin nën 40 gradë, në të kundërt duhet të konsultoheni menjëherë me një mjek.

Më poshtë do të gjeni mënyrat më të mira se si të ulni temperaturën në shtëpi

Borziloku

Borziloku është një barishte efikase kundër temperaturës, në të njëjtën mënyrë si antipiretikët.

Zieni 20 gjethe borziloku dhe një lugë çaji me xhenxhefil në një gotë me ujë. Pasi lëngu të jetë përgjysmuar, shtoni një lugë mjaltë.

Këtë çaj duhet ta pini dy ose tre herë në ditë për tre ditë.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është efikase kundër temperaturës falë aciditetit që ka, i cili ndihmon në largimin e nxehtësisë. Uthulla është e pasur me minerale ndaj ndihmon në ushqimin e organizmit.

Hidhni gjysëm filxhani me uthull në vaskë të mbushur me ujë të vakët. Futuni në të për 5-10 minuta dhe pas 20 minuta do të vini re një përmirësim të dukshëm.

Përsëriteni këtë nëse temperatura ju rritet.

Uthullën mund ta përdorni për të lagur napën e ftohtë dhe ta vendosni në ballë dhe në pjesën e stomakut.

Me një napë të tillë mund të mbështillni edhe këmbët.

Përzieni dy lugë çaji me uthull molle dhe një lugë gjelle me mjaltë në një filxhan me ujë. Pijeni këtë lëng dy ose tre herë në ditë.

Hudhra

Hudhra promovon djersitjen dhe ndihmon në largimin e toksinave nga organizmi. Hudhra ndihmon edhe kundër infeksioneve dhe baktereve.

Grini hollë një thelpi hudhër dhe hidheni në një gotë me ujë të nxehtë. Pas dhjetë minutash, kullojeni dhe pijeni lëngun ngadalë. Këtë pije duhet ta konsumoni dy herë në ditë.

Ju mund të kombinoni edhe dy thelpinj hudhre me dy lugë gjelle me vaj ulliri. Me këtë tretësirë mund të lyeni këmbët dhe t’i mbështillni me një peshqir e t’i mbani ashtu gjatë gjithë natës.

Kjo kurë nuk rekomandohet për fëmijët apo gratë shtatzënë.

Rrushi i thatë

Rrushtë e thatë janë të pasur me fitoushqyes që luftojnë bakteret dhe ushqejnë organizmin me antioksidantë.

Fusni 25 kokrra në një enë ku keni hedhur një gotë e gjysmë me ujë. Lërini të qëndrojnë për një orë ose deri sa të zbuten. Shtypini rrushtë me dorë dhe kullojeni lëngun.

Shtoni lëngun e një gjysme limoni jeshil. Pijeni atë dy herë në ditë.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ndihmon sistemin imunitar të luftojë çdo lloj infeksioni. Hidhni dy lugë gjelle me xhenxhefil pluhur në një vaskë të mbushur me ujë.

Futuni në të për 10 minuta dhe më pas shtrihuni në shtrat dhe mbulohuni me një batanije. Së shpejti do të djersisni dhe temperatura do të bjerë.

Ju mund të përdorni edhe gjysëm luge çaji me xhenxhefil të grirë dhe një gotë me ujë. Ziejini së bashku në një çajnik, shtoni pak mjaltë, lëng limoni dhe pijeni lëngun 3 ose 4 herë në ditë.

Nenexhiku

Përdorni një lugë gjelle me gjethe nenexhiku të shtypura dhe një gotë me ujë të nxehtë. Zijini së bashku për 10 minuta, kullojini, shtoni mjaltë dhe pijeni tre deri në katër herë në ditë.

Lëngun e nenexhikut mund ta kombinoni edhe me gjysëm luge çaji me piper të zi dhe një lugë çaji me xhenxhefil pluhur. Lëngun pijeni tre herë në ditë deri sa të shëroheni plotësisht.

Të bardhat e vezës

E bardha e vezës funksionin shumë mirë si xhel i ftohtë që largon temperaturën nga koka te këmbët. Përdorni dy ose tre të bardha vezësh të rrahura mirë për një minutë.

Zhysni një napë të pastër në të bardhat e rrahura dhe me to mbështillni këmbët. Vishni çorape sipër napës dhe mbajini veshur deri sa napa të ngrohet.

Përsëriteni këtë proces deri sa temperatura të ketë rënë.

Këshilla të tjera

  • Pini shumë ujë dhe lëng portokalli për të shmangur dehidratimin
  • Mos përdorni ujë shumë të ftohtë ose akull në trup
  • Pushoni për një ose dy ditë
  • Konsumoni shumë barishte
  • Mos konsumoni ushqime frigoriferike
  • Mos pini duhan apo alkol./AgroWeb.org

Nëse ju ka pëlqyer ky informacion, shpërndajeni në Facebook për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj, faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.