Nëse e keni hasur shpesh tharjen e lëkurës së fytyrës e kryesisht pjesën rreth gojës e dini mirë se sa e bezdisshme kjo mund të jetë.

Lëkura e thatë rreth gojës mund të shfaqet nga një sërë arsyesh që përfshijnë sëmundjet dermatite, alergjitë apo dehidratimin.

Duke qenë se është një simptomë shumë e shpeshtë edhe kurat duhet të jenë të tilla dhe sa më delikate.

Si gjithnjë AgroWeb.org ju këshillon të përdorni mënyra sa më natyrale të përgatitura nga vetë ju për të pasur efekte të sigurta dhe të shëndetëshme.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon disa trajtime natyrale që mund t’i përgatisni fare lehtë në shtëpitë tuaja.

Shkaqet e Irritimeve

Nëse nuk jeni të sigurt rreth shkaqeve që irritojnë dhe thajnë lëkurën tuaj sigurohuni të vizitoheni tek një mjek dermatolog.

Në këtë mënyrë do të mund të përgatisni edhe trajtimet e duhura për simptomat tuaja.

Disa nga arsyet më të zakonshme të tharjes së lëkurës rreth gojës apo edhe poshtë hundës i gjeni të listuara më poshtë sipas AgroWeb.org.

Alergjitë apo irritimet e lëkurës

Irritimet nga i ftohti

Ekspozimi i tepërt në diell

Dehidratimi

Larja e fytyrës me sapunë të fortë

Ekzema

Psoriaza

Dermatiti Perioral

Gjithësesi shkaqet dhe simptomat mund të jenë nga më të ndryshmet pasi dihet që lëkura e fytyrës është shumë delikate.

Për këtë arsye duhet patjetër të konsultoheni me një mjek përkatës në mënyrë që të merrni diagnozën e duhur.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju liston disa nga kurat më natyrale që mund të përgatisni në shtëpi në ndihmë të sëmundjeve të lart përmendura.

Dermatiti perioral

Dermatiti periotal është një sëmundje që prek lëkurën rreth gojës, hundës apo atë rreth syve.

Simptomat më të zakonshme të kësaj sëmundje përfshijnë :

Skuqje dhe irritim të lëkurës

Kruarje apo djegie

Çarje të lëkurës

Këto simptoma janë të njohura pasi mund të rikthehen shumë herë gjatë viteve si një sëmundje kronike.

Dermatiti perioral mund të shkaktohet nga irritime të lëkurës si rosacea, psoriaza apo ekzema.

Gjithashtu mund të jenë pasojë e përdorimit të kremrave jo të përshtatshëm të fytyrës.

Përdorimi i kremrave të pasur me steroide për një periudhë të gjatë kohore mund të rëndojë dhe irritojë fytyrën tuaj.

Nëse këtë lloj dermatitis po jua shkaktojnë kremrat e fytyrës, provoni ti lini ato disa kohë pa i përdorur.

Megjithëse fillimisht lëkura mund të përkeqësohet apo thahet do të shikoni që irritimi dhe inflamacioni do të kalojë.

AgroWeb.org ju këshillon të përdorni sapunë për fytryra delikate për pastrimin periodik të zonës.

Mungesa e Yndyrës në Fytryrë

Lëkura prodhon yndyrë në mënyrë që të qëndrojë e hidratuar për një kohë të gjatë.

Në varësi të fytyrës ajo mund të prodhojë më shumë yndyrë nga sa duhet dhe të shkaktojë akne apo të ketë mungesë të saj duke ju shkaktuar lëkurë të thatë.

Larja e tepruar e lëkurës me sapunë apo solucione të ndryshme më shumë se 3-4 herë në ditë shkatërron balancën e yndyrës.

Kjo do t’ju shkaktojë lëkurë të thatë,  të çarë dhe të skuqur.

Fytyrat e dehidratuara gjithashtu mund të shfaqin simptoma të skuqjes apo irritimit.

Alergjitë apo Irritimet

Lëkura rreth gojës duke qenë shumë e ndjeshme mund të irritohet nga kremrat apo solucionet që vendosni në fytyrë.

Duke filluar që nga sapunët, tualeti  fytyrës, shampot apo edhe  pastat e dhëmbëve nëse kanë përbërës të fortë mund t’ju shkaktojnë irritime.

AgroWeb.org ju këshillon të lexoni gjithnjë etiketat e tyre në mënyrë që të evitoni kimikatet që mund t’ju shkaktojnë alergji.

Trajtimet Natyrale në Shtëpi

Sigurohuni të lani rregullisht fytyrën tuaj dhe t’a pastroni po rregullisht atë.

Është e rëndësishme të qëndroni larg larësve dhe sapunëve që nuk përmbajnë alkool, parfum, plastikë, ngjyrues artificial apo kimikate të tjera.

Pastrimi

Pastrimi i lëkurës së thatë në mënyrë shumë delikate mund të bëhet edhe me anë të ndonjë larësi të përgatitur në shtëpi.

Përzieni dy lugë të vogla sheqer me një lugë vaj ulliri dhe fërkoni butësisht pjesën e irrituar.

Ky proces duhet të jetë shumë delikat në mënyrë që të largojë lëkurën e vdekur dhe t’i lërë vend asaj të resë.

Kremrat

Zbusni zonën e irrituar rregullisht duke përdorur kremra të pasur me ujë.

Lyejeni gjithnjë fytyrën me krem edhe pasi e lani në mënyrë që lëkura të qëndrojë e butë.

Uji

Sigurohuni që të konsumoni të paktën 8 gota ujë në ditë në mënyrë që t’i dhuroni fytyrës tuaj butësi shëndet dhe freski./AgroWeb.org