Arterioskleroza është një sëmundje e fshehur që përkeqësohet ndjeshëm me kalimin e kohës.

Megjithatë, me hapat e duhur, ndikimi i sëmundjes në shëndet mund të parandalohet.

Arterioskleroza është një sëmundje që ka të bëjë me ngurtësimin e murit të enëve të gjakut.

Ky proces ndodh ngadalë dhe në mënyrë graduale dhe mund të vazhdojë në heshtje deri sa njeriu të arrijë në 60 apo 70 vjeç.

Përveç moshës, ngurtësimi i arterieve shkaktohet edhe si pasojë e diabetit, ngrënies së tepërt të yndyrnave shtazore, infeksioneve, kolesterolit dhe tensionit të lartë të gjakut.

Sa i përket simptomave, ato janë të ndryshme.

Arterioskleroza ndikon në furnizimin me gjak në shumë zona të trupit, veçanërisht në zemër dhe tru.

Kjo sëmundje rrit rrezikun e hemoragjisë cerebrale, paralizës, dhimbjeve muskulare dhe problemeve mendore.

Trajtimet Natyrale Të Arteriosklerozës

Limoni

Limoni përmban shumë antioksidantë që parandalojnë oksidimin e kolesterolit të mirë.

Për më tepër, ato ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe përmirësojnë qarkullimin.

Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org rekomandojnë që çdo ditë, gjysëm ore përpara çdo vakti të konsumoni gjysëm gote me lëng limoni të tretur në gjysëm gote me ujë.

Rozmarina

Përveç antioksidantëve, rozmarina është efikase në luftimin e inflamacionit.

Ajo përmirëson qarkullimin e gjakut në mënyrë të ndjeshme.

Zieni një lugë gjelle me gjethe rozmarine në 250 ml ujë, kullojeni lëngun dhe pijeni atë tre herë në ditë.

Shafrani I Indisë

Kjo erëz e çmuar ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular.

Ajo mbron zemrën dhe përmirëson shëndetin e kyçeve.

Zieni një lugë çaji me shafran në 250 ml ujë dhe lëngun pijeni tre herë në ditë përpara çdo vakti.

Hudhra

Ekspertët rekomandojnë konsumin e tre thelbinjve hudhër çdo ditë.

Sipas të dhënave alicina që gjendet tek hudhra përmirëson ndjeshëm funksionin e enëve të gjakut.

Thelbi i parë duhet ngrënë me stomak bosh, gjysëm ore përpara ushqimit, ndërsa të dy të tjerët përpara vakteve./AgroWeb.org