Industria farmaceutike ofron një sërë solucionesh në dukje magjike që pretendojnë të ngadalësojnë plakjen.

Megjithatë, kurat më të mira kundër plakjes i ofron natyra.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për trajtimet më të mira që ruajnë paraqitjen tuaj rinore.

Uji

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se hidratimi përmirëson tretjen dhe lehtëson furnizimin e qelizave me ushqyesit e duhur.

Sipas dermatologëve, uji është i domosdoshëm për paraqitjen rinore të lëkurës dhe shëndetin e mirë në organizëm.

Probiotikët

Probiotikët kanë një një ndikim të fortë kundër plakjes dhe zbusin stresin oksidues.

Ato janë të domosdoshme për mbrojtjen e lëkurës nga dielli dhe i mbajnë edhe flokët të shëndetshëm.

Kosi, turshitë e përgatitura në shtëpi, buka integrale, ushqimet e fermentuara në përgjithësi janë të pasura me probiotikë.

Vitamina D

Kjo vitaminë luan shumë role të rëndësishme në trupin e njeriut.

Ajo nevojitet për parandalmin e sëmundjeve të zemrës, osteoporozën, dhimbjet muskulare, dhimbjet e kyçeve dhe problemeve me kujtesën.

Kjo vitaminë parandalon gripin dhe të ftohurën.

Ushqimet me Vitaminë D janë vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.

Dielli është burimi më i mirë i kësaj vitamine por edhe suplementët.

Acidet Yndyrore Omega-3

Këto acide yndyrore mund të merren më së miri falë vajit të peshkut.

Ato rekomandohen kundër sëmundjeve të zemrës, sklerozës dhe problemeve me sytë.

Acidet yndyrore zbusin inflamacionin dhe përmirësojnë aftësitë e trupit për përthithjen e kalçiumit.

Acidet yndyrore mund t’i gjeni tek peshku, arrat, farat e linit, barishtet e të tjerë. Suplementët janë të dobishëm gjithashtu.

Çaji Jeshil

Njerëzit që pijnë çaj jeshil rregullisht janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e një deri në dy filxhanëve çaj jeshil në ditë.

Çokollata e Zezë

Çokollata e zezë mirëmban paraqitjen rinore të lëkurës sepse është shumë e pasur me antioksidantë.

Këto të fundit mbrojnë trurin, luftojnë rrudhat dhe mbrojnë elasticitetin e lëkurës.

Boronicat

Këto fruta pylli përmirësojnë aftësitë sinjalizuese të trurit, kujtesën dhe nivelet e glukozës.

Konsumi i rregullt i boronicave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek femrat me të paktën 32 përqind./AgroWeb.org