Siç dihet flokët janë ndër pjesët më të dukshme dhe delikate të trupit të njeriut.

Ekspozimi në diell, në të ftohtë apo kimikatet e ndryshme që funksionojnë si bojëra për flokët sigurisht kanë ndikimin e tyre në kokë.

Nëse vuani nga flokët e thatë e të dëmtuar, sidomos gjatë stinëve me mot ekstrem, siç janë vera dhe dimri zgjidhjen e gjeni në kuzhinën tuaj.

Ndonëse trajtimet për flokët mund të jenë të shumta ato sa më natyralet japin efekte të sigurta dhe afatgjata.

Prandaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon mënyrën si të rigjeneroni flokët e dëmtuar nga boja apo dielli.

Ndiqeni më poshtë përgatitjen e trajtimit me dy përbërës që do t’ju mrekullojë me butësinë që do t’i dhurojë flokëve tuaj.

Përbërësit

250 ml qumësht

2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e këtij trajtimi AgroWeb.org ju këshillon që fillimisht të zgjidhni një enë të thellë.

Hidhni në të qumështin dhe mjaltin duke i përzier vazhdimisht derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.

Më pas merrni me kujdes pak nga kjo masë në duar dhe vendoseni nga rrënja e flokëve dhe poshtë.

Mundohuni që të lyeni pjesën më të madhe të kokës dhe majat e flokëve.

Sigurisht fokusohuni tek pjesa ku ndjeni se flokët tuaj janë shumë të thatë dhe të dëmtuar.

Pasi të keni mbaruar me lyerjen e tyre, lidhini lart të gjitha së bashku në mënyrë që të mos ndotni rrobat apo sendet përreth jush.

Mbajeni këtë maskë në kokë për rreth 15 minuta, ose derisa të ndjeni që është tharë plotësisht.

Më pas mund të vazhdoni me larjen e flokëve si zakonisht, me shampo dhe zbutës.

Trajtimin është e këshillueshme ta bëni të paktën dy herë në javë në mënyrë që rezultatet të zgjasin.

Masa e përllogaritur nga AgroWeb.org është për një gjatësi mesatare flokësh, sipas nevojës ju mund ta shtoni ose pakësoni atë./AgroWeb.org