Venat varikoze ose siç i njohim ndryshe variçet janë një problem shëndetësor i përhapur gjërësisht në botë.

Bëhet fjalë për një zgjerim aspak normal të damarëve të cilët dallohen lehtazi nën lëkurë.

Variçet shfaqen kryesisht në zonën e pulpës së këmbës dhe të kofshës.

Venat e enjtura mund të shkaktojnë një sërë simptomash të pakëndshme siç janë dhimbjet, ndjesia e djegies, rëndesës, pickimit dhe ngrirjes së këmbëve.

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të trajtimit të variçeve në shtëpi, atëherë lexoni më poshtë për kurën e rekomanduar nga ekspertët e AgroWeb.org kundër variçeve.

Kura në fjalë përmban dy përbërës kryesorë e të rëndësishëm siç janë: hudhra dhe limoni.

Hudhra është shumë efikase kundër variçeve sidomos nëse konsumohet ose përdoret për lyerjen e lëkurës.

Limoni përmirëson qarkullimin e gjakut sepse përmban sasi të larta të acidit citrik.

Të dy këto përbërës kombinohen shumë mirë me vajin e ullirit i cili falë yndyrnave mono-të-pangopura ushqen lëkurën dhe e bën atë më elastike.

Kura Me Hudhër dhe Limon Kundër Variçeve

Për përgatitjen e kësaj kure natyrale ju nevojiten:

10 thelbinj hudhër,

Lëngu i një limoni

200 ml vaj ulliri,

Gjysëm gote uji me xhel aloe vera

20 pika vaj esencial rozmarine.

Përgatitja

Për përgatitjen e kurës ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org rekomandojnë pastrimin e thelbinjve të hudhrës dhe shtrydhjen e limonit.

Hudhrat duhen grirë hollë dhe më pas duhen hedhur në një kavanoz qelqi bashkë me lëngun e limonit.

Shtoni vajin e ullirit dhe përziejini mirë me njëri tjetrin.

Mbylleni kavanozin dhe lëreni për 21 ditë në një vend të errët.

Pas tre javësh, kullojeni lëngun dhe hidhni mbetjet e hudhrës.

Shtoni xhelin e aloe verës dhe më pas vajin esencial të rozmarinës për aromë të mirë dhe kura është gati për përdorim.

Kjo kurë mund të aplikohet në lëkurë çdo natë përpara gjumit.

Lyeni me të variçet dhe më pas mbështillini me një napë.

Kurën mund ta përsërisni edhe në mëngjes.

Trajtimi është efikas nëse kura përdoret rregullisht. Kura parandalon formimin e variçeve të reja dhe pengon përhapjen e atyre ekzistuese./AgroWeb.org