Freskia dhe hidratimi janë tepër të rëndësishme në ditët e nxehta të verës.

Alternativat industriale për freski dhe hidratim janë të mbushura me sheqerna dhe substanca që më shumë bëjnë dëm në organizëm.

Këshilla e AgroWeb.org është se, zgjidhja qëndron tek çajrat e ftohtë bimorë, të cilët jo vetëm që e freskojnë organizmin por edhe e pajisin me vitamina dhe minerale.

Roli Freskues I Erëzave Dhe Barishteve

Speci djegës dhe luleshtogu stimulojnë djersitjen që ndihmon në nxjerrjen e nxehtësisë nga organizmi.

Barishtet dhe erëzat e tharta, Bari i bletës, agrumet dhe trëndafili i egër kanë gjithashtu efekt qetësues në organizmin.

Petalet e trëndafilit, gjethet e mjedrës dhe çaji i zi e freskojnë trupin dhe përthajnë lagështinë e tepërt.

Ju mund të bëni çaj të freskët edhe me çaj mali, kamomil apo mente e nenexhik, rekomandon AgroWeb.org.

3 Çajra Freskues Për Stinën E Nxehtë Të Verës

Çaj Freskues i Kamomilit dhe Trëndafilit të Egër

Përbërësit:

Çerek filxhani me kamomil

2 lugë gjelle me trëndafil të egër të thatë

1 lugë gjelle me kanellë

Udhëzimet:

Përziejini të gjithë përbërësit dhe hidhini në një kavanoz qelqi.

Hidhni ujë të nxehtë sipër tyre dhe lërini të qëndrojnë për 30 minuta.

Më pas mbylleni kapakun dhe vendoseni kavanozin në diell për disa orë.

Më pas shtoni mjaltë dhe nëse dëshironi futeni në frigorifer, ose i hidhni akull dhe limon.

 Çaji magjik i ftohtë Kamomil-Sherebelë-Rigon

Përgatitja e këtij çaji kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota.

Ju nevojiten 2-3 kercenj të shkurtër të çajit të malit nga rreth 3-4 cm, 5-6 gjethe sherebele dhe gjysmë luge rigon mundësisht të kuq pluhur, ose 5-6 gjethe të thara rigoni.

Hidhini në ujë të nxehtë duke mundësuar zierjen e lëngut për pesë deri në 10 minuta.

Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre.

Servireni me akull dhe limon, ose pasi ta keni ftohur në frigorifer.

Çaj I Ftohtë Me Gjethe Mjedre ose Mente dhe Xhenxhefil

Gjethja e mjedrës ka një shije të ngjashme me atë të çajit të zi.

Përbërësit:

1-2 lugë gjethe të thata të mjedrës ose të mentes

1 lugë çaji me petale trëndafilash të thata

1 gotë me ujë të valuar.

1 cm xhenxhefil të prerë në feta, nëse dëshironi,

Udhëzimet:

Vendosini gjethet, petalet dhe në një enë që i reziston nxehtësisë dhe hidhni sipër tyre ujë të valuar.

Shtoni xhenxhefil nëse dëshironi.

Lërini të qëndrojnë për 10 minuta, rekomandon AgroWeb.org.

Ëmbëlsojeni me mjaltë, shtoni limon nëse dëshironi, kullojeni dhe servireni të ftohtë./AgroWeb.org