Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira dhe salca të ndryshme anembanë botës.

Ëmbëlsirat me bajame janë shumë të shijshme dhe unike.

I tillë është rasti i trigonave të vogla me bajame, një ëmbëlsirë me origjinë nga Maroku e cila serviret me sherbet në raste speciale.

Sherbeti i këtyre trigonave është me kanëllë dhe portokalle.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se s’i t’i përgatisni në shtëpi këto ëmbëlsira të veçanta dhe t’i servirni në gëzime familjare dhe jo vetëm.

Receta e mëposhtme është për sasi të mëdha trigonash që mund të serviren për qerasje.

Nëse dëshironi të përgatisni sasi më të vogla, mund t’i përgjysmoni sasitë e mëposhtme.

Përgatitja e Trigonave Me Bajame

Merrni një kilogramë me bajame të cilat duhet t’i zhysni në ujë të nxehtë për një ose dy minuta.

Më pas kullojini dhe hiqini lëkurat e tyre.

Bajamet vendosini mbi një letër kuzhine që të thahen.

Pasi janë tharë futini në një enë të mbyllur dhe mbajini në frigorifer.

Bajamet duhet t’i ndani në dy racione.

Gjysmën e parë duhet ta skuqni me pak gjalpë në tigan deri sa arrorët të marrin një ngjyrë të artë të kafenjtë.

Bajamet e skuqura mbajini në një kullesë mbi të cilën keni vendosur letër kuzhine.

Kur bajamet e skuqura të jenë ftohur futini me dy rradhë në një mikser.

Në të dyja herët duhet të shtoni nga 200 gramë sheqer pluhur.

Brumin e përfituar nga mikseri hidheni në një tepsi.

Në brumin e bajameve duhet të shtoni:

Gjysmë luge çaji me kanellë pluhur,

Një majë luge çaji me kripë,

125 gramë gjalpë pa kripë,

80 ml ujë të përzier me lëng portokalli

Të gjithë brumin duhet ta punoni me dorë.

Ndajini në qershiza të vogla dhe mbështillini me nga një shtresë të hollë petë brumi të gatshëm.

Jepuni trigonave formë trekëndore të vogël.

Skuqini trigonat në një tigan të thellë.

Në një tenxhere shtoni dy gota me sheqer, një gotë me ujë, dy lugë gjelle me lëng portokalli dhe një lugë çaji kanellë.

Lëreni në zjar duke e përzierë fillimisht derisa tue krijohet sherbeti.

Trigonat e skuqur duhet të kenë ngjyrë kafe të artë.

Direkt pas skuqjes duhet t’i transferoni tek ena me sherbet të ngrohtë.

Ato do të përthithin sherbetin dhe do bëhen shumë të shijshme.

Nëse sherbeti ftohet dhe trashet, vendoseni sërish në zjarr.

Trigonat me sherbet vendosini në një enë të madhe dhe lërini të ftohen për një orë.

Këot ëmbëlsira mund të ruhen në temperaturë ambienti për një muaj./AgroWeb.org