Kombinimi i turmerikut dhe mjaltit konsiderohet nga ekspertët e mjekësisë alternative si antibiotiku më i mirë natyral.

Kjo përzierje magjike forcon imunitetin, lufton infeksionet bakteriale dhe virozat, trajton inflamacionin dhe lehtëson simptomat e alergjisë.

Mjalti është shumë i pasur me antioksidantë që shkatërron shumë lloje të rrezikshme bakteresh.

Studimet konfirmojnë se mjalti është më i fuqishëm se antibiotikët kundër infeksioneve të caktuara.

Konsumi i mjaltit përmirëson shëndetin e zemrës dhe ndihmon në trajtimin e alergjive.

Turmeriku nga ana tjetër ka veti të fuqishme kundër mikrobeve, mykut, baktereve dhe virozave.

Ai përmban mbi 100 përbërës bioaktivë përfshirë këtu edhe kurkumina e cila është shumë e fuqishme kundër inflamacionit.

Turmerik Me Mjaltë, Antibiotiku Natyral Më I Fuqishëm Në Botë

Studimet tregojnë se përzierja e turmerikut me mjaltin stimulon prodhimin dhe funksionalitetin e qelizave imunitare dhe e bën imunitetin më të fortë për parandalimin e sëmundjeve.

Së bashku, mjalti me turmerikun luftojnë mikrobet, bakteret dhe mukun, përmirësojnë shëndetin e lëkurës, e bëjnë atë më elastike dhe i japin gjallëri.

Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten:

  • 100 gramë mjaltë
  • 1 lugë gjelle turmerik pluhur
  • Një majë luge çaji piper të zi
  • 1 lugë çaji lëkura limoni
  • 2 lugë gjelle uthull molle të pafiltruar.

Përgatitja:

Përziejini mjaltin, turmerikun dhe piperin e zi në një enë dhe më pas shtoni sipas dëshirës uthullën e mollës dhe lëkurën e limonit.

Këtë kurë duhet ta mbani në një enë qelqi.

Sasia e mëspiërme zgjat për 2 javë.

Çdo ditë mund të konsumoni nga një lugë gjelle për imunitet më të fortë dhe më pak alergji.

Në rast se jeni prekur nga gripi apo e ftohura, konsumoni gjysmë luge çaji çdo orë në ditën e parë.

Në ditën e dytë mund të konsumoni gjysmë luge çaji çdo dy orë dhe në ditën e tretë merrni të njëjtën sasi për 3 herë në ditë.

Për trajtimin e astmës dhe bronshitit, këshillohet konsumi i gjysmë luge çaji mjaltë me turmerik për tre herë në ditë.

Ekspertët thonë se mjalti i artë duhet shkrirë në gojë përpara gëlltitjes./AgroWeb.org