Sistemi imunitar është thelbësor për shëndetin e organizmit.

Gjumi i mjaftueshëm, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.

AgroWeb.org sjell të renditura ushqimet më të këqija për sistemin imunitar ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes.

Ushqimet Që Shkatërrojnë Sistemin Imunitar

Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar.

Ngrënia e ushqimeve të pastra nga toksinat ofron vlera më të mëdha për shëndetin.

Mishi i Kuq

Një studim i Universitetit të Kalifornisë, të cilit i referohet AgroWeb.org, tregon se mishi i kuq nxit një reagim të rrezikshëm që mund të dobësojë sistemin imunitar.

Kjo ndodh si pasojë e sheqernave natyralë tek mishi i kuq të cilat nuk treten dot nga organizmi.

Këto sheqerna përmbajnë një sërë rreziqesh përfshirë këtu shfaqjen e tumoreve.

Rekomandohet reduktimi i mishit të kuq.

Ushqimet E Skuqura

Këto ushqime përmbajnë yndyrna të rrezikshme që rrisin kolesterolin e keq.

Të skuqurat nxisin inflamacionin dhe dobësojnë imunitetin.

Kufizimi ose heqja dorë plotësisht prej tyre ndihmon në rimëkëmbjen e sistemit natyral mbrojtës të trupit pavarësisht moshës.

Pijet E Gazuara

Pijet e gazuara e shkatërrojnë sistemin imunitar.

Këto pije nuk kanë asnjë vlerë ushqimore ndërkohë që sistemi imunitar ka më shumë nevojë për vitaminë A, kalçium dhe magnez.

Si të mos mjaftonte kjo, acidi fosforik që gjendet tek këto pije përthith depozitat e kalçiumit dhe magnezit në trup.

Ëmbëlsirat

Disa sheqerna kanë aftësinë të nënshtrojnë sistemin imunitar, sepse sulmojnë qelizat që kanë funksionin e mposhtjes së baktereve.

Shkatërrimi i këtyre qelizave vazhdon disa orë pasi keni ngrënë të ëmbla.

Ushqimet E Përpunuara

Ushqimet e përpunuara përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të karbohidrateve të rafinuara, sheqernave dhe aromatizuesve të fshehur.

Edhe drithërat e paketuara dhe buka përmbajnë sheqerna të rrezikshme që dobësojnë sistemin imunitar,

Ngrënia e këtyre ushqimeve shkakton irritim kronik në organizëm, dobëson sistemin imunitar dhe e bën trupin një shënjestër të lehtë të disa sëmundjeve.

Mbështetje Natyrale Për Sistemin Imunitar

Nëse dëshironi të keni imunitet të fortë, konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë C siç janë perimet, barishtet dhe agrumet.

Aktiviteti fizik vjen gjithashtu në ndihmë sepse largon stresin.

Vaji esencial i rigonit është një produkt që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj sepse ka aftësi të mëdha pastruese nga mikrobet në organizëm

Lexoni këtu më shumë për vajin e rigonit./AgroWeb.org