Artriti reumatoid është një sëmundje autoimunintare që prek miliona njerëz në botë.

Kjo sëmundje është 2 deri në 3 herë më e përhapur tek gratë se tek burrat.

Pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje zakonisht marrin medikamente kundër inflamacionit siç është aspirina apo paracetamoli.

Studimet mbi kurat dhe trajtimet për artritin dhe reumatizmën janë të vazhdueshme, por kohët e fundit, sipas të dhënave të AgroWeb.org,  shkencëtarët po marrin në konsideratë rolin anti-inflamacion të vajit të ullirit.

Sipas tyre, vaji i ullirit mund të jetë po aq i dobishëm sa një dozë ditore e ibuprofenit apo ilaçeve qetësuese.

Studiuesit kanë zbuluar një substancë të vajit ekstra të virgjër të ullirit të quajtur oleocanthal.

Kjo substancë është identifikuar si përgjegjëse e shumë prej vlerave anti-inflamacion të vajit të ullirit.

Ajo gjithashtu luan rolin e antioksidantëve që luftojnë radikalet e lira në organizëm.

Përdorimi dhe Roli I  Vaji Ekstra I Virgjër I Ullirit Ndaj Artritit

Studiuesit tregojnë se një sasi prej 4 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër ulliri  furnizon trupin me sasi të bollshme të olecanthalit.

Ekspertët rekomandojnë pirjen e minimumi një luge gjelle me vaj ulliri çdo ditë, sidomos në mëngjes.

AgroWeb.org ju rekomandon vajin ekstra të virgjër të ullirit.

Fëmijët mund të konsumojnë një lugë çaji me vaj ulliri të ëmbëlsuar me pak sheqer.

Rekomandohet ndjekja e një regjimi mesdhetar që përfshin konsumin e rregullt të vajit të ullirit, për të shmangur inflamacionin.

Ky regjim ushqimor ul rrezikun e ishemisë, sëmundjeve të zemrës, të mushkërive dhe sklerozës.

Lexoni këtu si të përgatisni vaj ulliri me kripë për kockat./AgroWeb.org