Dëshironi të humbisni në peshë? Atëherë është koha që të nisni një rutinë të shëndetshme të ngrënies së mëngjesit.

Shumë njerëz mendojnë se ngrënia e mëngjesit është pa shije dhe një humbje kohe.

Të tjerë mendojnë se mëngjesi është një mënyrë e rëndësishme për të filluar ditën dhe se ky është vakti më i rëndësishëm nga të gjithë.

Njerëzit që qëndrojnë larg mëngjesit pretendojnë se nuk janë të uritur ose vakti nuk ka rëndësi.

Ata që ushqehen pas lindjes së diellit thonë se i mban ata të ngopur gjatë ditës dhe ndihmon në mbajtjen e peshës nën kontroll.

Hani Mëngjes Dhe Digjni Dyfishin e Kalorive

Një studim i ri të cilit i referohet AgroWeb, arriti në konkluzionin se njerëzit që hanë një mëngjes të bollshëm çdo ditë, mund të djegin dyfishin e kalorive.

Për më tepër, ato përjetojnë më pak neps, veçanërisht ndaj të ëmbla dhe kanë një nivel më të shëndetshëm të sheqernave dhe kanë një nivel më të shëndetshëm të sheqernave në gjak për gjatë gjithë ditës.

Metabolizmi i Njeriut Bëhet Më Aktiv Pas Mëngjesit

Sipas studimit, metabolizmi i njeriut ndizet dhe vihet në punë pas ngrënies së mëngjesit.
Një metabolizëm më i shpejtë pengon shtimin në peshë dhe ndikon në ruajtjen e formës trupore dhe të peshës së shëndetshme.

Kjo e fundit, është e një rëndësie madhore për shmangien e sëmundjeve.

Nga ana tjetër, heqja dorë nga mëngjesi është një praktikë e gabuar për ata që duan të djegin kalori dhe të humbasin kilogramët e tepërta.

Ata që nuk hanë mëngjes kanë tendencën të konsumojnë më shumë ushqime mes vakteve, kryesisht të ëmbla dhe kalorike.

Një gjë e tillë shkon ndesh përpjekjeve të tyre për të humbur në peshë.

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb mbështesin këto gjetje të reja dhe këshillojnë lexuesit që mos t’i thonë ‘jo’ mëngjesit nëse duan të djegin kalori dhe të ruajnë peshën e tyre trupore.
Fundja siç thotë populli: “fillimi i mbarë, gjysma e punës.”/AgroWeb