Vetë Krejt Lehtë – Tri Receta Me Shije Fantastike Nga Hurmat e Stinës

44 0

Hurmave u janë thurur lavde si një nga pemët më të shëndetshme në botë, por edhe si pemë që u ka dhënë hijeshi zonave më të bukura të Shqipërisë.

Shija e ëmbël e hurmës së pjekur sfidon aftësitë e amvisave më në zë të kuzhinës, recetat e të cilave AgroWeb.org po ndan me lexuesit.

Sallatë me panxhar, hurmë dhe agrume

Përbërësit

3 panxharë të kuq
8 agrume të ndryshme, qitro, portokalle ose mandarina.
5 hurma të pjekura por të forta, të qëruara dhe të prera në copa.
2 kokrra qepë të njoma
1 tufë burdullak me bishta të prerë
1/4 e gotës me uthull me bazë verë të kuqe
Kripë dhe piper të freskët
1/3 e filxhanit me vaj ekstra të virgjër

Udhëzimet

Ngrohni furrën. Mbështillni panxharët me një letër pjekjeje.

AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni në tepsi dhe piqini për 45 minuta deri sa të jenë të buta.

Kur të jenë të ftohura mjaftueshëm, fërkojini panxharët me një letër kuzhine që të hiqni lëkurat. Pritini në copa.

Hiqni lëkurat dhe farat e agrumeve.

Shtrydhni lëngun në një enë, dhe pritini pjesët e mbetura në copa.

Në një pjatë sallate, shtoni panxharët, hurmat, qepët dhe burdullakun.

Në të enë tjetër përzieni tre lugë me lëngun e agrumeve me uthullën.

Shtoni kripë, piper dhe vaj. Hidheni lëngun e përftuar mbi sallatë përpara se ta shërbeni.

Çikore me hurma

Sallatat e stinues së vjeshtës dhe dimrit janë më të bollshme në sasi dhe kanë një shije pak më të hidhur.

Ato kombinohen mjaft mirë me arrat dhe frutat që janë të ëmbla dhe të tharta në të njëjtën kohë.

Përbërësit për salcën

Gjysëm filxhani me vaj ekstra të virgjër
3 lugë gjelle me uthull me bazë vere të kuqe
Kripë

Përbërësit për sallatën

900 gramë me çikore të prerë në copa të vogla.
1 filxhan me arra të pjekura dhe të prera
3 hurma të qëruara dhe të prera në gjysmë
10 lugë gjelle me fara shege
Kripë dhe piper të freskët

Udhëzimet

Përzieni vajin e ullirit me uthullën në një enë. Shtoni kripën.

Përzieni çikoret me arrat, hurmat dhe farat e shegës në një enë më të madhe.

Hidhni lëngun dhe përzijeni duke shtuar kripë dhe piper sipas dëshirës.

Kek me hurma në avull

Keku në avull kërkon dy lloj hurmash: të butat dhe të pjekurat për pjesën e brumit dhe të fortat të pjekura në furrë për pjesën e zbukurimit.

Keku zbukurohet edhe me rrush të thatë, arra etj sipas preferencës.

Përbërësit

4 lugë gjelle me gjalpë pa kripë
2 filxhanë çaji me miell
2 lugë e gjysmë çaji me kanellë pluhur
Çerek lugë çaji me kripë
4 lugë gjelle me liker (nëse preferoni)
4 lugë gjelle me rrush të thatë
3 ose 4 hurma shumë të buta
1 filxhan çaji me qumësht
1 filxhan e gjysmë çaji me sheqer
3 vezë
1 lugë e gjysmë çaji me vanilje
1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni
1 lugë e gjysmë çaji me sodë buke të tretur në një lugë e gjysmë gjelle me ujë të ngrohtë.
1 filxhan me arra të pjekura dhe të copëtuara.
Feta hurmash të thara në furrë për zbukurim

Udhëzimet

Lyeni me gjalpë enën ku do të përgatisni kekun.

Në një enë përzieni miellin, erëzat dhe kripën dhe lëreni mënjanë.

Në një tenxhere hidhni likerin dhe rrushin e thatë dhe lërini të ziejnë.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 15 minuta.

Kullojini dhe rrushin e thatë lëreni veçmas. Merrni hurmat e buta, hiqni lëkurën dhe shtypini në formë pureje duke i përzier me qumësht.

Në një mikser përzieni gjalpin me sheqerin deri sa masa e përftuar të jetë kremoze.

Hidhni vezët, vaniljen dhe lëngun e limonit. Shtoni purenë e hurmës, sodën e bukës, miellin, arrat, rrushin e thatë.

Hidheni masën në enën e pjekjes, lyejeni sipërfaqen me gjapë dhe mbulojeni. Enën e pjekjes vendoseni me kujdes në një tenxhere më të madhe me ujë në zjarr.

Pjekja me avull duhet të vazhdojë për 3 deri në 3 orë e gjysmë duke kontrolluar gjithnjë nivelin e ujit në zjarr.

Hidheni në enën e kekut dhe zbukurojeni me copat e pjekura të hurmës dhe shoqërojeni me kafe apo çaji sipas preferencës.

Një tjetër mënyrë është ajo e pjekjes në furrë.

Brumin e përgatitur hidheni në një tavë lyer me gjalpë, në spërfaqe të brumit vendosni rrathë hurmash në të gjithë sipuerfaqen dhe lëreni të piqet në temperaturë 180 gradë celsius derisa hurmat të piqen dhe keku të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.

Në të dyja rastet sapo ëmbëlsira të jetë pjekur mund t’i hidhni sipër sipas preferencës likerin që keni zjerë në fillim me rrushin e thatë.

Por nëse preferoni kekun mund ta konsumoni edhe pa i hedhur sipër likerin. /AgroWeb.org