Shëndeti i tepërt kontribuon në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org se cili është faktori që ndikon më shumë.

Konsumi I Sheqerit Në Shqipëri

Një vit më parë konsumi i sheqerit në Shqipëri u rrit ndjeshëm.

Vendi ynë nuk ka prodhim sheqeri ndaj çdo konsum sigurohet nëpërmjet importit.

Të dhënat e publikuara nga Doganat tregojnë se, importi i sheqerit dhe konfeksioneve të tij arriti në 46 milionë dollarë, me një rritje prej 17% në krahasim me një vit më parë.

Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria importon sheqer kryesisht nga Brazili dhe Ukraina.

Të dhënat e publikuara në media tregojnë se një konsumator shqiptar  konsumon një sasi mesatare prej 29.9 kg sheqer.

Këtë sasi e merrni nga ëmbëlsirat, kafja, çaji apo gatimet e ndryshme.

Prevalenca E Obezitetit Në Shqipëri

Në vitin 2016, sipas të dhënave të publikuara nga CIA World Fact Book, prevalenca e obezitetit tek të rriturit në vendin tonë arriti në 21.7 përqind nga 14.9 përqind e regjistruar në vitin 2006.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit Shqipërinë në vendin e tretë në rajon.

Përhapja e diabetit në vitin tonë është rritur ndjeshëm.

Në vitin 1990 ajo ishte 3.5 për 100,000 banorë dhe në vitin 2014 arriti në 16.8 për 100 mijë banorë.

Dëmi Që Shkakton Sheqeri Në Organizëm

Sasia e tepërt e sheqerit në organizëm mpin qelizat dhe nuk i lë ato t’i përgjigjen insulinës.

Nivelet e saj janë gjithnjë e më të larta ndërkohë që truri vazhdon e ruan sheqerin për përdorim të mëvonshëm.

Në këtë mënyrë, organizmi fiton rezistencë ndaj insulinës dhe metabolizmi përfshihet nga kaosi.

Po Yndyrnat?

Muret e brendshme të qelizave përbëhen nga yndyrna të cilësisë së lartë që metabolizojnë insulinën më mirë.

Yndyrnat e mira kryesish bimore, ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe zbrapsin urinë e tepërt.

Përdorimi i yndyrnave bimore si vaji i ullirit, nënkupton një trup më pak të dhjamosur.

Yndyrnat veçanërisht ato Omega-3 janë më cilësoret dhe më të mirat për organizmin.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se një regjim ushqimor i pasur në sheqer dhe niseshte rrit inflamacionin dhe trup dhe nxit shfaqjen e diabetit dhe obezitetin./AgroWeb.org