43 0

Furra E Firmës Bosch Apo Miele – Cila Është Më E Mira?

Qofshin Bosch apo Miele, që të dyja kanë një vend të rëndësishëm në industrinë e pajisjeve shtëpiake.

Duke filluar nga furrat apo pjatalarëset, në treg mund të gjeni çdo paisje elektroshtëpiake që mban emrin e tyre.

Në fakt, sa herë që duhet të blini një furrë të re, këto të dyja janë rekomandimi më i zakonshëm që jepet.

Por nëse ende nuk dini se kë të zgjidhni mes tyre, AgroWeb.org ju vjen në ndihmë buke bërë një krahasim të shkurtër.

Furrat Bosch

Furrat Bosch janë të përshtatshme për njerëzit që kërkojnë opsione të përballueshme dhe me buxhet.

Bosch prodhohet në vende të ndryshme të botës, gjë që e bën më të lehtë gjetjen e tyre kudo që ju ndodheni.

Në fakt, furrat e prodhuara në vende të ndryshme, ka të ngjarë të kenë karakteristika të ndryshme, në varësi të klientelës së synuar.

Me fjalë më të thjeshta, nëse blini furrat Bosch nga SHBA apo Franca, të dyja do të kenë karakteristika të ndryshme.

Gjithashtu, Bosch ka të ngjarë të marrë pjesët nga kompani të ndryshme, kjo do të thotë se cilësia mund të mos jetë fort e mirë.

Kur bëhet fjalë për performancën dhe funksionalitetin, këto furra mund të jenë shumë të mira, por  ju mund të mos keni akses në opsionet që kanë funksione të personalizuara.

Nëse jeni të shqetësuar për performancën e gatimit, çato janë në rregull, por nuk mund të prisni që të jetë e nivelit të lartë, pasi nuk janë të tilla.

Furrat Bosch janë të integruara me modalitete të paracaktuara, të cilat i lejojnë përdoruesit të gatuajnë ushqimin me lehtësi.

Mbi të gjitha, janë tepër të lehta për t’u pastruar dhe mirëmbajtur, kështu që kjo është një tjetër lehtësi.

Furrat Bosch janë gjithashtu efikase në energji, që do të thotë se nuk do t’ju duhet të paguani fatura të kushtueshme.

Së fundi, nëse keni një buxhet të vogël, ato janë opsioni më i mire.

Furrat Miele

Miele ka një njësi prodhimi në Gjermani, e cila premton teknologji të avancuar.

Duke thënë këtë, ekziston një shumëllojshmëri e gjerë e furrave të disponueshme të tilla si furrat e kombinuara me avull, furrat me avull të integruara me mikrovalë, furrat me shpejtësi gatimi të lartë etj.

Rrjedhimisht, kjo do të thotë që furrat Miele janë të disponueshme në dizajne dhe stile të ndryshme.

Mbi të gjitha, janë jashtëzakonisht cilësore, pasi pjesët e tyre janë gjermane, që do të thotë se standardi është tejet cilësor.

Furrat Miele kanë gjithashtu edhe programe inteligjente dhe të personalizuara.

Performance e tyre e gatimit është shumë e mirë, por rezultati varet nga lloji i furrës që do të përdorni.

Nga ana tjetër, duhet të mbani mend se nëse ka më shumë opsione gatimi, vështirësia e përdorimit është më e lartë. Sidoqoftë, gjithmonë mund t’i hidhni një sy manualit të përdorimit.

Nëse jeni të shqetësuar për pastrimin, ato janë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe disa modele kanë edhe funksione vetëpastruese.

Furrat Miele kanë marrë notën A+ kur bëhet fjalë për harxhimin e paktët të energjisë, duke i bërë ato të përshtatshme për përdorim të rregullt.

Për sa i përket çmimit, ato janë të shtrenjta, por me siguri do të ofrojnë një shërbimin cilësor në raport me paratë.

Përfundimi

Sipas informacionit të dhënë në këtë artikull të AgroWeb.org, do të shihni se furrat Bosch janë më të përballueshme, por nuk janë shumë të forta.

Nga ana tjetër, Miele ka cilësi më të mirë dhe më shumë opsione gatimi, por është një markë e shtrenjtë.

Kështu që ju ngelet jut ë gjykoni në varësi të buxhetit dhe kërkesave që keni…