42 0

Si Të Përdorni Një Multikuler – Udhëzimet e Thjeshta Që Duhet Të Dini

Multikukeri është një pajisje e vogël që përdoret për gatimin e pjatave të ndryshme, për shembull, për të zier apo pjekur ushqimin.

Gjatë dekadës së fundit popullariteti i tyre është rritur për shkak të komoditetit dhe efektivitetit të lartë që ofrojnë.

Përdorimi i kësaj pasisjeje kërkon disa hapa të thjeshtë me të cilat AgroWeb.org ju  njeh më poshtë

1. Vendoseni multikukerin në një vend të përshtatshëm

Multikukeri nuk duhet të vendoset kudo në kuzhinën tuaj, ndaj duhet zgjedhur një vend ideal përpara se ta përdorni pajisjen.

Sigurohuni që të jetë vendosur në një distancë nga muri. Përndryshe avulli që çlirohet mund të shkaktojë grumbullimin e mykut dhe baktereve.

Në mënyrë të ngjashme, është gjithashtu një ide e mirë të siguroheni që avulli të mos shkojë në drejtim të prizave elektrike.

2. Mbusheni me përbërësit e recetës tuaj

Pasi tenxherja të jetë vendosur në një vend ideal, është koha ta mbushni pajisjen me ushqim. Se cilët përbërës do të përdorni kjo do të varet nga receta që po përdorni dhe nga madhësia e multikukerit.

Shumica e tyre kanë një kapacitet total prej 6 litrash. Mos harroni, lëngu është shumë i rëndësishëm, gjithmonë duhet të shtoni të paktën 2-3 lugë gjelle ujë përpara se të ndizni pajisjen.

3. Zgjidhni opsionet

Modeli mesatar vjen me diku nga 5 deri në 10 opsione, ndër të cilat më të zakonshmet përfshijnë gatimin e ngadaltë, zierjen dhe zierjen me avull.

Se cilin opsion do të zgjidhni kjo varet nga ajo pjatë që po përgatisni. Nëse planifikoni të bëni një supë viçi, zgjedhja e opsionit të ngadaltë mund të jetë alternativa më e mirë.

Në mënyrë të ngjashme, nëse po planifikoni të gatuani perime, zgjedhje e opsionit të zierjes me avull mund të jetë zgjedhja më e përshtatshme.

4. Shtypni butonin Start për të filluar dhe Finish për të përfunduar

Kur të jenë shtuar të gjithë përbërësit e kërkuar dhe të jetë zgjedhur opisoni i  duhur, është koha të ndizni paisjen.

Edhe një herë, se sa zgjat procesi varet nga ajo që po gatuani dhe se çfarë cilësimesh keni zgjedhur.

Është mirë të kontrolloni ecurinë e vaktit tuaj në intervale të rregullta, veçanërisht kur përdoret opsioni i avullit.

5. Pastrimi

Për shkak të mënyrës se si funksionojnë shumë prej këtyre paisjeve, është e zakonshme që ushqimi të mbetet në muret e brendshme.

Për ta pastruar, AgroWeb.org rekomandon mbushjen e pajisjes me 1,5 gota ujë, shtoni pak lëng limoni dhe vendoseni në punë në një cikël të shkurtër gatimi. Kjo përzierje do të ndihmojë në heqjen e të gjitha mbetjeve.

Nëse tasi i brendshëm është i lëvizshëm, ju mund ta vendosni edhe në pjatalarëse. /AgroWeb.org