Qepujka Të Ëmbla Tigani – Si të Përgatisni Recetën e Shpejtë

26 0

Sot AgroWeb.org ju njeh me recetën e një pjate shumë të thjeshtë në përgatitje, plot shije e ëmbëlsi.

Perfekte si një pjatë e dytë dhe me aromë fantastike, që do ta mbushë shtëpinë e do t’ju kënaqë më së miri nepsin.

Po ashtu, vetitë ushqyese të qepujkave, do t’i shtojnë më tepër vlera regjimit tuaj ushqimor.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrë përgatitjes së kësaj recete kaq të shijshme.

Përbërësit                    

600 gr qepujka

50 gr sheqer kaf

20 ml ujë

50 gr gjalpë

50 ml uthull molle

Trumzë për shije edhe për të shërbyer

Piper dhe kripë për shije

Përgatitja

Bashkoni sheqerin kaf dhe ujin në një tigan që nuk ngjit dhe lëreni në zjarr derisa sheqeri të shkrihet.

Në një tigan tjetër shtoni 30 gramë gjalpë dhe lëreni të shkrijë. Pjesën tjetër të gjalpit vendoseni në ngrirje.

Pasi gjalpi të shkrijë, hidhni në tigan qepujkat, kripën, piperin dhe lërini në zjarr për 2-3 minuta.

Shtoni uthullën e mollës dhe trumzën dhe vazhdoni edhe për 30-40 minuta në zjarr shumë të ulët.

Në fund, kur qepët të jenë zbutur dhe lëngu të jetë trashur, shtoni gjalpin e ngrirë të prerë në copa të vogla, duke e trazuar derisa të shkrijë.

Shërbejini qepët, së bashku me salcën me sheqer dhe me disa degë trumze të freskët. /AgroWeb.org