Sallatë e Shëndetshme me Fasule, Brokoli dhe Limon

402 0

Nëse ju pëlqejnë shijet e guximshme dhe të forta, kjo pjatë anësore me fasule është receta e duhur për ju. Provoni ta shoqëroni me pulë të pjekur ose mish të kuq. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me recetën e plotë.

Përbërësit

420 gr fasule kutie

3 lgj vaj ulliri

1 limon i vogël

4 thelpinj hudhre

½ tufë brokoli e copëtuar

Kripë dhe piper i zi

115ml ujë

1 tufë e freskët majdanoz

2 lgj parmixhan i grirë imët

Piper i kuq (opsionale)

Përgatitja

Ngrohni vajin në një tenxhere mbi nxehtësinë mesatare. Shtoni limonin e prerë në feta shumë të holla dhe hudhrën e prerë imët.

Përziejeni herë pas here, derisa limoni të zbutet.

Pas rreth 5 minutash shtoni brokolin. Jepini shije me kripë dhe piper dhe përziejeni  herë pas here, derisa të zbutet.

Shtoni fasulet dhe ujin në tenxhere. Lëreni të vlojë duke zvogëluar nxehtësinë.

Përziejini herë pas here, derisa lëngu të përgjysmohet.

Pas kësaj shtoni majdanozin dhe djathin parmixhan.

Transferojeni në një pjatë, spërkatni me piper të kuq, dhe sipas dëshirës me shumë parmixhan të grirë. /AgroWeb.org