Rritja e Bimëve – Si të Gjeni sa Rreze Dielli Bien në Kopshtin Tuaj Gjatë Ditës

41 0

Një nga sfidat me të cilat përballen kopshtarët e rinj është si të përcaktojnë se sa rreze dielli duhet të marrë zona në të cilën ata po planifikojnë të mbjellin bimën e tyre.

Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke matur orët në të cilat drita e diellit bie në kopshtin tuaj.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon se si të bëni matjet e duhura.

Si të përcaktoni se sa rreze dielli bien në kopështin tuaj gjatë ditës.

Mund të habiteni kur të mësoni se “kopshti juaj plot diell” është në të vërtetë një kopsht me hije të pjesshme ose se “kopshti plot hije” merr më shumë diell nga sa mendoni!

Për të matur orët në të cilat drita e diellit bie kopshtin tuaj, filloni herët në mëngjes, menjëherë pasi lind dielli.

Shënoni nëse kopshti është në diell të plotë, në hije të pjesshme apo në hije të plotë.

Kontrolloni zonën çdo orë dhe masni se për sa kohë bien aty rrezet e diellit. Bëjeni këtë deri në perëndim.

Nëse kopështi juaj është shumë i madh, mund të masni ekspozimin ndaj dritës së diellit në seksione të ndryshme.

Mos harroni se dielli ndryshon pozicionin në qiell gjatë gjithë vitit. Kështu që një zonë që është kryesisht në hije në pranverë dhe vjeshtë, mund të marrë rreze dielli më intensive në verë, kur dielli është më lart në qiell.

Kjo do të thotë edhe se bimët e mbjella në zona me hije të pjesshme mund të fillojnë të digjen në diell në korrik dhe gusht.

Gjithashtu një kopsht plot diell në pranverë dhe vjeshtë mund të ketë mjaft hije gjatë verës, pasi pemët të jenë mbushur plot me gjethe.

Pra, është një ide e mirë të studioni se si rrezet e diellit bien në kopshtin tuaj gjatë muajve të pikut të verës, në pranverë dhe në vjeshtë.

Pasi të masni orët e dritës së diellit është e lehtë të zgjidhni edhe bimët e duhura!

AgroWeb.org sjell më poshtë një përmbledhje të kërkesave të bimëve për ekspozimin ndaj diellit.

Kur zona konsiderohet me diell të pjesshëm

Dielli i pjesshëm dhe hija e pjesshme janë të ngjashme dhe në përgjithësi nënkuptojnë një kopsht që merr 3 deri në 6 orë rreze dielli.

Shumë bimë që kërkojnë diell të plotë, por edhe disa bimë që kërkojnë hije të pjesshme mund të rriten mirë në një kopsht të tillë.

Megjithatë, nëse vëreni se bimët në hije digjen gjatë verës, kjo do të thotë se ato po marrin shumë diell dhe duhet të zhvendosen në një zonë me hije.

Zonat me hije të plotë

Kopshti me hije të plotë merr më pak se 3 orë rreze të drejtëpërdrejta dielli çdo ditë, ku pjesa më e madhe e ekspozimit ndaj diellit është gjatë orëve të para të mëngjesit, pasdite vonë ose rrezet e diellit janë të filtruara gjatë gjithë ditës.

Zonat me diell të filtruar ose jo të drejtëpërdrejtë

Kjo do të thotë se rrezet e diellit filtrohen përmes pemëve ose degëve të shkurreve, gardheve etj.

Pra, kopështi nuk është plotësisht i mbuluar me hije, por i merr rrezet e diellit të filtruara.

Shumë bimë që kërkojnë hije dhe hije të pjesshme, rriten shumë mirë në një kopsht të tillë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje