Festivali i Mandarinës Konispol, Sarandë 7 Dhjetor 2017

915 0

E ku ka më mirë së një festë e madhe dhe e hareshme që promovon produktet e shkëlqyera vendase!

Mos humbisni Festën e Përvitshme të Mandarinës në Xarrë, që organizohet në 7 dhjetor nga ora 11.oo deri 15.oo, nën kujdesin dhe mbështetjen e USAID dhe AAC-Lushnja, bashkë me Bashkinë Konispol.

Të gjithë mund të marrin pjesë, jo vetëm për të shijuar mandarinat e freskëta e plot aromë, por edhe për të mbledhur agrumet e për të shijuar veprimtari të tjera agro-turizmi, së bashku me fermerët dhe agrobizneset.

Planifikoni të jeni në Xarrë për të shijuar mandarinat e freskëta e plot aromë, por edhe për të mbledhur agrumet e për të shijuar veprimtari të tjera agro-turizmi, së bashku me fermerët dhe agrobizneset.

Festivali është i hapur për të gjithë dhe të jenë të pranishëm përfaqësues nga USAID, Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria Vendore.

Festivali promovon prodhimin e agrumeve shqiptare. Koha kur zhvillohet festivali, është ajo e vjeljes së agrumeve dhe kulminacioni i një viti pune e përpjekjesh të kultivuesve në jug të Shqipërisë.

Kjo zonë ka një prodhimtari të konsiderueshme agrumesh.

Komuna e Xarrës është e njohur për prodhimin e saj të agrumeve. Aktualisht Xarra ka mbi 85 mijë pemë dhe agrume në prodhim, nga të cilat 75 mijë janë mandarina. Në vit prodhohen për tregun vendas dhe eksport mbi 18 mijë ton mandarina nga kjo zonë.