Kompanitë Italiane Kërkojnë Domatet Qershizë Shqiptare

1.7k 0

Domatet e vogla qershizë, plot shije e vlera fatmirësisht gjenden në çdo cep të Shqipërisë.

Shumë prej fermerëve shqiptarë e kanë për zemër kultivimin e kësaj domateje të ëmbël të preferuar prej konsumatorëve.

Domatet e vogla përmbajnë një sërë vlerash shëndetsore të pranuara në mbarë botën.

Kjo domate me ngjyrë të ndezur të kuqe dhe shije unike është përdorur edhe si frut dhe është përfshirë në shumë ushqime dhe pije.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, në treg gjejmë shumë lloje domatesh, por qershiza, ndonëse e vogël përmban një sërë ushqyesish të rëndësishëm për shëndetin e njeriut.

Ndër më të rëndësishmet, vitamina A, vitamina B, vitamina C, vitamina K, acidi folik, kaliumi, thiamina, niacina, fosfori dhe bakri.

Domatet qershizë përmbajnë katër lloje karotenoidësh që janë: alfa, beta karoteni, luteina dhe likopeni.

Ato janë bashkëpunuese për të përmirësuar funksionet e organizmit. Domatja qershizë përmban më shumë karotenoidë se vaji i ullirit dhe avokado.

Studimet shkencore kanë konfirmuar se likopeni ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kaliumi tek domatja qershizë është gjithashtu i rëndësishëm për të parandaluar rritjen e tensionit të gjakut.

Specialistët sigurojnë se shija dhe vlerat e domates së vendit janë të një niveli shumë të lartë, falë edhe kushteve klimaterike relativisht të ngrohta në Shqipëri.

Domatet shqiptare janë shumë të kërkuara në eksport

Nëse do t’i referohemi sasisë së produkteve të eksportuara, perimet dhe frutat janë mbretëreshat e tokave tona.

Shqipëria eksporton në vit 52 mijë ton perime, nga të cilat 34 mijë ton domate.

Edhe vlera më e madhe i takon eksportit të domateve me rreth 1.49 miliard lekë.

Interes në rritje për perimet e freskëta Made in Albania po tregojnë tregjet perëndimore.

Veçanërisht kompanitë italiane janë tepër të interesuara për të blerë prodhimet tona të freskëta, kryesisht domaten qershizë.

Kompani të mirënjohura italiane kanë kontaktuar me AgroWeb.org duke shfaqur interesin e tyre për eksport të domates qershizë.

Tregu i Bashkimit Evropian paguan shumë më mirë sesa tregjet rajonale.

Mjafton të përmendet një e dhënë; nëse ne shesim 1 kg domate në tregjet rajonale me 0.3 Euro, në tregjet evropiane shitet deri me 1.5 Euro.

Të gjithë fermerët apo komanitë shqiptare që janë të interesuara për eksport të domates qershizë, mund të kontaktojnë me AgroWeb.org në rrjetet tona sociale duke klikuar këtu, ose në info@agroweb.org. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.