Lëngu i Artë i Boronicave të Alpeve Shqiptare

923 0

Lëngu i boronicave përmirëson shëndetin e sistemit tretës, aftësitë mendore dhe forcon zemrën.

Boronicat janë frutat që shijojnë fronin e lavdisë falë vlerave të shumta shëndetsore.

Sot mund të gjeni shumë boronica të freskëta të treg. Disa i preferojnë të freskëta, disa synojnë të shijojnë lëngun e tyre si një alternativë e mirë përfitimesh shëndetsore.

Lëngu i boronicave përmirëson shëndetin e sistemit tretës, aftësitë mendore dhe pakësojë shanset e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.

Përmirëson shëndetin tretës

Lëngu i boronicës është i dobishëm për sistemin tretës, thonë ekspertët e AgroWeb.org. Sipas tyre, boronicat janë një burim i pasur i taninës që lufton inflamacionin në aparatin tretës dhe pakëson mundësinë e shfaqjes së konstipacionit dhe diaresë.

Tanina përmirëson sistemin tretës duke zvogëluar ulçerën peptike tek të rriturit dhe lufton bakteret që e shkaktojnë atë.

Njerëzit që konsumojnë lëng boronice mund të përjetojnë përmirësime të ndjeshme në shëndetin urinar.

Kjo ndodh falë antioksidantëve të njohur si proanthocianinë që luftojnë një sërë bakteresh përfshirë E. coli, dhe nuk i lejojnë ato të infektojnë sistemin urinar.

Për më tepër, lëngu i boronicës është një burim i pasur i vitaminës C që ndihmon meshkujt dhe femrat që vuajnë nga infeksionet e traktit urinar.

Një racion prej 250 mililitrash lëngu 100 përqind boronice përmban 20 përqind të dozës së rekomanduar të vitaminës C.

Shëndeti mendor dhe ai i zemrës

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se lëngu i boronicës përmirëson kujtesën dhe aftësitë njohëse.

Ai ngadalëson zbehjen e aftësive mendore si pasojë e plakjes por edhe pakëson rrezikun e disa sëmundjeve mendore siç është ajo e Alzheimer’s.

Ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë se përmirësimi në aftësitë mendore që ofron lëngu i boronicës vjen falë përmbajtjes së lartë të flavononoidëve të cilët janë shumë efikasë në përmirësimin e kujtesës dhe shpejtësisë së përpunimit mendor.

Lëngu i boronicës është efikas në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Nëse e konsumoni të paktën një herë në javë, pigmenti i boronicës dhe lëngut të saj është efikas në uljen e tensionit të gjakut.

Nivelet e ulëta të tensionit të gjakut, pakësojnë rrezikun e goditjes në tru dhe atakut në zemër.

Si ta përgatisni lëngun e boronicës në shtëpi:

Shpëlajini boronicat në një kullesë metalike me ujë të ftohtë e të bollshëm.

Uji do të largojë pesticidet, dheun, insektet dhe çdo lloj papastërtie tjetër. Sigurohuni që gjatë kohës së shpëlarjes së boronicave të tundni kullesën në mënyrë që shpëlarja të jetë e mirë.

Më pas boronicat hidhini në një shtrydhëse frutash. Në lëng mund të shtoni pak lëng limoni jeshil sepse nxjerr në pah shijen dhe aromën e boronicave dhe e bën pijen shumë freskuese.

Ju bëftë mirë!/AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.