Lëngjet natyrale janë të mrekullueshme sa mund të lehtësojnë edhe sëmundjen më të keqe.

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se si njerëzit mund të neutralizojnë sëmundjet duke përdorur produkte krejtësisht natyrale.

Lëngjet unike natyrale me përbërje frutash, perimesh dhe barishtesh ju ndihmojnë shumë për të luftuar disa sëmundje.

Metoda e përftimit të këtyre lëngjeve është e shëndetshme dhe pa pasoja toksike. Veçanërisht i shëndetshëm është kombinimi i brokolit dhe rukolës, në një lëng unik për organizmin.

Brokoli

Kjo perime mund të konsiderohet si super-ushqim duke qenë se është provuar të ketë superfuqi në parandalimin e radikaleve të lira dhe në mbështetjen e sistemit tretës.

Po ashtu ndimon në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular, në detoksifikimin e organizmit, si dhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe s’duhet lënë pa përmendur në shëndetin e kockave.

Është e pasur me vitaminë C, vitaminë K, vitaminë B6, vitaminë E, kalçium, magnez dhe të tjera. Substancat që gjenden tek brokoli, shkaktojnë disa reagime gjenetike, duke aktivizuar edhe genet që luftojnë radikalet e lira.

Rukola

Me shijen e saj të veçantë, substancat ushqyese dhe vitaminat, rukola është një zëvëndësuese e denjë e çdo të gjelbre.

Ajo është burim i shkëlqyer i substancës glukozinolates që gjatë përtypjes transformohet në isothiocianates, e cila nga ana tjetër neutralizon agjentët e dëmshëm në organizëm.

Për më tepër, rukola përmban sasi të përqendruara të pigmentit klorofil që lufton radikalet e lira. Gjithashtu përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe beta karotenit.

Spinaqi

Vlerat shëndetësore të spinaqit janë të shumëfishta.

Perimet me gjethe të gjelbërta duhet të konsumohen pasi janë të pasura në klorofil, i cili ka një efekt të mrekullueshëm në të gjithë organizmin duke sjellë nivele të shëndetshme të hekurit, duke pastruar dhe shëruar organizmin.

Spinaqi gjithashtu është një trajtues i mirë me alkaline, si dhe i pasur me vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B2, vitaminë E, mangan, acid folik, magnez, hekur, kalçium, kalium, etj.

Lëngu i Shëndetit

Të gjithë përbërësit e lartpërmendur të kombinuar së bashku i japin organizmit një armë të fortë kundër radikaleve të lira. Duhet të dini se secila prej këtyre substancave nuk ia del dot e vetme të luftojë problemet, por lëngu i të gjithë përbërësve sjell fuqinë.

Përbërësit

200 gr brokoli

150 gr rukola

150 gr spinaq

Mjaltë sipas preferencës

Kombinimi i këtyre përbërësve nuk kërkon një recetë të mirëfilltë. Ju mund t’i kombinoni sipas dëshirës në mikserin tuaj të preferuar. E rëndësishme është që t’i përdorni të gjitha për të mbrojtur shëndetin tuaj./AgroWeb.org