Mëlçia është instrumenti më i rëndësishëm i organizmit për largimin e toksinave.

Ajo filtron gjakun por edhe prodhon hormone, ruan energjinë dhe ndihmon në tretjen e ushqimeve.

Kur këto aftësi rrezikohen nga ushqyerja e keqe apo sheqeri i tepërt, i gjithë organizmi vuan.

Shëndeti i mëlçisë është tërësisht në dorën tuaj, ose më mirë varet nga përzgjedhjet tuaja ushqimore.

Më poshtë, do të gjeni një listë nga AgroWeb.org prej 13 ushqimesh të shëndetshme për mëlçinë.

Sallatat e Gjelbra 

Kale, lakrat e vogla dhe ato të mëdha janë perime të plotfuqishme me sasi të mëdha të sulfurit që i jep mbështetje mëlçisë gjatë misionit të saj detoksifikues.

Lulerradhiqja është një tjetër barishte e rëndësishme që stimulon organet tretëse dhe përmirëson rolin e mëlçisë.

Uji

Pas oksigjenit, trupi ka nevojë për ujë dhe ushqim.

Uji largon toksinat dhe ju bën më energjikë dhe të hidratuar.

Njeriu ka nevojë për 8-10 gota me ujë në ditë por jo më shumë.

Hiqni dorë nga akulli kur pini ujë mes vakteve.

Trupi përdor energjinë të shkrijë akulli dhe shkatërron kështu enzima të rëndësishme tretëse.

Lakra, Brokoli etj 

Në këtë familje bëjnë pjesë lakra, brokoli, lulelakra e të tjerë.

Ato përmbajnë flavonoidë dhe fitoushqyes të tjerë që ndihmojnë mëlçinë të neutralizojë lëndët kimike, pesticidet dhe qelizat kancerogjene.

Brokoli për shembull përmban shumë sulforafan që nxit aftësitë natyrale mbrojtëse të organizmit kundër kancerit.

Algat e Detit dhe Mëlçia

Algat janë ndër banorët më të lashta të globit dhe arrijnë të detoksifikojnë trupin duke përthithur metalet e rënda siç është kadmiumi.

Këto perime të detit përmbajnë substance që përthithin pjesëzat radioaktive nga kockat.

Arrorët, Fasulet dhe Drithërat

Energjia që përmbajnë nfarat, drithërat, arrorët ose bishtajoret përftohet duke i zhytur ato në ujë dhe lejuar të nxjerrin filiza.

Nëpërmjet tyre, organizmi përfiton enzima dhe proteina të cilat shërbejnë si katalizatorë për të gjitha funksionet e organizmit.

Ushqimet e pasura me sulfur

Hudhra, qepët, qepujkat dhe preshi janë të famshme për rolin e tyre në të mirë të shëndetit të njeriut.

Ato përmbajnë sulfur dhe nënsubstanca të tjera që janë kritike për detoksifikimin e mëlçisë dhe për neutralizimin e radikaleve të lira.

Vezët nga ana tjetër përmbajnë edhe amino acide dhe enzima të nevojshme për metabolizmin dhe mbrojtjen e mëlçisë nga substancat toksike dhe metalet e rënda.

Një tjetër ushqim i pasur me sulfur është argjinarja e cila ushqen mëlçinë dhe parandalon formimin e gurëve në fshikëzën e tëmthit.

Frutat dhe Mëlçia

Boronicat, luleshtrydhat, manaferrat, mollët  e të tjerë përmbajnë antioksidantë që e mbrojnë mëlçinë nga stresi oksidues, sëmundjet kronike dhe plakja.

Polifenolët tek frutat e pyllit parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene në mëlçi.

Mollët nga ana tjetër përmbajnë pektinë, një fibër e tretshme që eliminon toksinat dhe parandalon akumulimin e tyre.

Ushqimet e pasura me prebiotikë

Prebiotikët janë fibër e patretshme që ushqejnë florën bakteriale të stomakut e cila përmblidhet në emrin probiotik.

Kjo florë përmban mikroorganizma të rëndësishëm që mbështesin mirëqenien tonë.

Prebiotikët janë ushqim për probiotikët.

Burime të pasura të prebiotikëve janë shpargu, preshi, perimet e bardha dhe të gjelbra, çikorja, lulerradhiqja, panxhari dhe argjinarja.

Ushqimet e fermentuara

Ushqimet e fermentuara përmbajnë mikroorganizma që shpërbëjnë karbohidratet dhe proteinat ushqimore dhe përmirësojnë tretjen.

Yndyrnat e mira

Farat e limit, kërpit, chia, vaji i arrës së kokosit, avokado dhe vaji i ullirit janë një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3 që rregullojnë nivelet e hormoneve dhe ulin nivelin e yndyrës në organizëm.

Këto yndyrna të mira përmirësojnë tretjen dhe funksionet e mëlçisë.

Vaji i ullirit i nxjerrë me presim të ftohtë është i pasur me fenolë-substanca antiinflamatore-që largojnë stresin oksidues nga organizmi.

Erëzat dhe Mëlçia

Xhenxhefili, koriandra, speci djegës, kanella, kopra dhe shafrani i Indisë janë tejet të pasur me substanca mirëbërëse që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë dhe forcimin e sistemit imunitar.

Këto erëza janë thelbësore për organizmin sepse përmirësojnë qarkullimin e gjakut, metabolizmin, enët e gjakut, furnizimin e zemrës me gjak dhe oksigjen dhe parandalojnë bakteret e rrezikshme.

Proteina me bazë shtazore dhe bimore

Mishi i shtazëve të ushqyera në natyrë dhe të rritura në vende pa pesticide është i rekomandueshëm për shëndetin e mëlçise.

Peshku i egër dhe i thellësive është burim i mirë i acideve yndyrore Omega-3 dhe janë më pak të ekspozuar ndaj ndotjes.

Fasulet, thjerrëzat, qiqrat  dhe barishtet si spinaqi dhe brokoli janë të pasura me proteinë që largojnë depozitat toksike në organizëm dhe përmirësojnë funksionet e mëlçisë./AgroWeb.org