Patatet e Kukësit Magnet Për Konsumatorët Gjermanë

1.1k 0

Në Shqipëri, prodhimi i patateve daton prej dekadash. Kultivimi i saj ka nisur që nga vitet 1850.

Sot, zona më e spikatur në prodhimtarinë e kësaj kulture, e njohur nga të gjithë është Kukësi, e konkretisht Shishtaveci. Por kjo s’do të thotë se qarqet e tjera të Shqipërisë mbeten pas.

Sipas statistikave zyrtare që disponon AgroWeb.org nga Eurostat, Shqipëria renditet e 26-ta në Europë për prodhimin e patates.

Referuar të njëjtave të dhëna, Shqipëria vlerësohet se prodhon rreth 245 mijë ton patate në vit. Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se në krahasim me rajonin, Shqipëria lë pas Maqedoninë, Kosovën, dhe Malin e Zi.

Por ndërsa kryeson rajonin për prodhimin e patates, Shqipëria vitet e fundit po shndërrohet në një faktor të rëndësishëm i furnizimit të tregjeve europiane.

Një sukses në rritje ky, që dëshmon për perspektivën e artë të prodhimeve shqiptare në të ardhmen. Kjo, përsa i përket kapërcimit të kufijve të Shqipërisë drejt tregjeve të Europës.

Patatet shqiptare në tyrezat e gjermanëve   

Nëse ka një popull që konsumon masivisht patatet në Europë ai është populli gjerman.

Kuzhina gjermane mbahet pikërisht për recetat e panumërta të saj me përbërësin kryesor patatet.

E ndonëse Gjermania është vet një nga prodhueset më të mëdha të patates në Europë, kur bëhet fjalë për shijen më të mirë, tregjet ashtu si edhe konsumatorët janë gjithnjë në kërkim.

Prodhues të patates nga Kukësi konfirmojnë për AgroWeb.org se kërkesat e disa shteteve evropiane për pataten shqiptare sa vijnë dhe rriten.

Konkretisht, kërkesat më të larta vijnë nga Gjermania. Prodhuesit e Kukësit tregojnë se rruga për të nxjerrë prodhimin e tyre jashtë Shqipërisë nuk ka qenë e lehtë. Por sot ata i’a kanë dalë që të hedhin hapat e para.

“Në fillim e kemi pasur të vështirë për të hyrë në tregjet e huaja dhe për të evidentuar pikat ku ne mund të ofronim prodhimin tonë. Tani situata ka ndryshuar disi. Kemi lidhur disa kontakte dhe kemi kërkesat e para” theksojnë  prodhuesit e Kukësit.

Ata i thanë AgroWeb.ogr se janë optimistë për rritjen e kërkesës së prodhimeve të tyre. Nisur kjo, nga vlerësimi që kanë marrë për cilësinë e patates që prodhojnë.

“Pasi kanë vlerësuar prodhimin tonë kërkesa është rritur. Presim që bashkëpunimi me tregjet e huaja e sidomos me Gjermaninë të rritet. Me këtë shtet kemi nisur aktualisht të bashkëpunojmë me disa pika grumbullimi” shprehen për AgroWeb.org

Prodhuesit shqiptarë drejt zgjerimit të plantacioneve  

Rritja e kërkesës për eksport i shtyn fermerët shqiptarë që kultivojnë patate të zgjerojnë edhe më shumë plantacionet e tyre me këtë kulturë.

Kultivimi i patates në Shqipëri pavarësisht zonës së Kukësit por edhe të Korçës që janë më tradicionalet në këtë prodhim është i shtrirë në të gjithë territorin e vendit.

Aktualisht, fermerët shqiptarë janë duke rritur bashkëpunimin me njeri tjetrin e njëkohësisht rritur përpjekjet për të evidentuar pika të reja kontakti me tregjet e huaja. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.