Konsumi i polenit ul lodhjen dhe rrit kapacitetin intelektual

Poleni i bletës është një produkt natyral që nxirret nga shumica e bimëve me lule, vlerat e të cilave janë të mrekullueshme për organizmin tonë.

Këto vlera vijnë si pasojë e vitaminave, enzimave dhe mineraleve që gjenden tek poleni.

Konsumi i polenit ul lodhjen dhe rrit kapacitetin intelektual.

Për më tepër, poleni është një kurë e jashtëzakonshme për disa sëmundje, sepse misioni i tij i parë është të forcojë sistemin imunitar.

Polenin mund ta gjeni në Shqipëri në çdo zonë të vendit tonë që është popullore për prodhimin e mjaltit siç janë Tropoja, Korça, Himara, Puka, Gjirokstra etj.

Ne të AgroWeb.org, dëshirojmë që të ndajmë me ju këto informacione të vlefshme për polenin e bletës në mënyrë që ta bëni pjesë të ditës tuaj.

Faktet mbi Polenin

1. Poleni i bletës është një produkt që përmban elementët kryesorë të jetës dhe nxirret nga organet mashkullore të bimëve që e përdorin këtë lëndë për fertilizimin e organeve femërore të bimëve. Poleni ka nivel të lartë proteinash, mineralesh, vitaminash dhe hormonesh që promovojnë rritjen.

2. Përbërja e pazakontë e polenit e bën atë një produkt ideal për rigjallërimin, forcimin dhe pastrimin e organizmit tonë. Duke konsumuar polen ne arrijmë të stimulojmë oreksin, rrisim intelektin, përqendrimin, kapacitetin dhe ulim tensionin në arterie.

3. Përbërja e polenit e bën atë një zëvëndësues ushqimi tepër të mirë për të luftuar aneminë. Kjo sepse kontribuon në krijimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut.

4. Ushqyesit që përmban poleni e bëjnë atë një produkt ideal për fëmijët, sepse u jep atyre energji, gjallëri dhe përmirëson rritjen e tyre.

Poleni është i rekomandueshëm edhe për njerëzit që vuajnë nga dobësia, siç janë të moshuarit, femrat shtatzënë dhe pacientët që po rimëkëmben nga ndonjë sëmundje.

5. Sa i përket vlerave medicinale, ia vlen të përmendet se poleni është ideal për të parandaluar sëmundjen e prostatës që godet meshkujt.

6. Poleni i bletës është gjithashtu i dobishëm për mëlçinë, ndihmon femrat që kanë probleme me menstruacionet, lufton problemet e zorrëve, minimizon astmën bronkiale, ul hipertensionin dhe alergjitë, parandalon formimin e ekzemës, lufton çrregullimet me shikimin dhe parandalon rënien e flokëve.

7. Së fundmi, duhet përmendur që poleni i bletëve mund të jetë ideal si kurë kundër depresionit dhe problemeve me ankthin.

8. Të rriturit mund të marrin deri në tre lugë me polen në ditë, ndërsa për fëmijët mjafton gjysma e kësaj sasie.

Polenin mund ta përfshini në ushqime të tjera, siç është kosi, ose ta përzieni me lëngje të tjera ose ta hani veçmas.

Preferohet që ta konsumoni në mëngjes, sepse në këtë mënyrë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do t’ju japë energji.

Ndryshimi mes propolisit dhe polenit të bletës:

Propolis

Propolisi është substancë rrëshinore e bletëve që e përdorin për të vulosur hojet e mjaltit. Ai ndihmon sistemin imunitar në mënyra të shumëllojshme. Bletët e prodhojnë propolisin nga mbetjet e bimëve, por në të gjendet edhe rrëshirë nga pemët halore dhe plepi. Studimet kanë treguar që propolisi është i dobishëm në trajtimin e disa llojeve të infeksioneve.

Vlerat e propolis:

Parandalon infeksionet dentare
Trajton alergjitë
Ofron trajtim efektiv për lythat
Ul tensionin e gjakut
Vret radikalet e lira në zorrën e trashë

Poleni i bletës

Poleni konsiderohet si një prej ushqimeve natyralisht të fuqishme me vlera, duke qenë se përmban 40% proteina vitamina, acid folik dhe amino acide të lira. Në të vërtetë, poleni ka më shumë proteina se çdo burim shtazor.

Vlerat e polenit:

Ofron shumë energji
Parandalon shfaqjen e azmës
Trajton alergjitë
Fuqizon sistemin imunitar, si edhe mbështet fort sistemin kardiovaskular/AgroWeb.org