Xhenxhefil, Mjaltë dhe Kanellë – Për Diabetin, Stomakun, Ftohjet

3.7k 0

Çajrat janë një aleat  i rëndësishëm për organizmin në këtë stinë të ftohtë.

Çajrat kanë vlera të forta mjekësore dhe prej shekujsh janë përdorur kundër disa sëmundjesh dhe çrregullimesh.

Kombinimet e çajrave janë të larmishme, por një prej tyre është tepër i veçantë për të mundur sëmundjet.

AgroWeb.org do tju tregojë pë çajin me mjaltë, xhenxhefil dhe kanellë.

Mjalti, xhenxhefili dhe kanella kanë aftësi shëruese të pakundërshtueshme.

Kur bashkohen në një çaj të vetëm, këto tre përbërës bëhen të pamposhtur.

Përbërsit e çajit

  • Një copë e vogël xhenxhefili 2-3 cm
  • 2 lugë gjelle me lëng të freskët limoni
  • 1 shkop kanelle
  • 1 lugë çaji me mjaltë puro
  • Një gotë e gjysmë me ujë të pijshëm

Udhëzimet

Ziejeni ujin në një çajnik.

Qëroni xhenxhefilin dhe prijeni hollë.

Kur uji të ketë marrë valë, uleni temperaturën, shtoni xhenxhefilin dhe lëreni të ziejë ngadalë.

Pas disa minutash shtoni kanellën dhe lëreni në ujë për pesë minuta.

Kullojeni ujin në një filxhan dhe më pas shtoni mjaltin dhe lëngun e limonit.

Të dyja do të pasurojnë çajin me vitamina dhe antioksidantë.

Vlerat e Çajit me Mjaltë, Xhenxhefil dhe Kanellë

Shija e këtij çaji është e mrekullueshme, por lexoni më tepër për vlerat e kësaj kure te listuara nga AgroWeb.org.

Çaji është i mrekullueshëm kundër të ftohurës dhe gripit.

Mjalti, xhenxhefili dhe kanella kanë vlera të pranuara gjërësisht nga ekspertët e shëndetit.

Kundër diabetit

Studimet e fundit kanë konfirmuar se pirja e çajit me limon dhe xhenxhefil është efikase në zbutjen e ndikimit negativ që diabeti ka në organizëm.

Diabeti  mund të shkaktojë sëmundjet e zemrës, veshkave, tension të lartë të gjakut, ishemi dhe sëmundje të syve.

Antioksidantët tek ky çaj ju vijnë në ndihmë për të shmangur këto probleme.

Të përzierat, E ftohura dhe Gripi

Një nga arsyet përse njerëzit e preferojnë këtë çaj është se ai është shumë efikas kundër të ftohurës dhe gripit.

Antioksidantët dhe vitaminat në këtë çaj janë shumë efikase edhe në trajtimin dhe parandalimin e të përzierave.

Problemet me tretjen

Ky çaj është shumë i mirë në trajtimin e problemeve me tretjen dhe urthin.

Xhenxhefili është shumë miqësor ndaj stomakut dhe bën mirë kundër urthit, sidomos pas vakteve.

Dhimbjet e kokës dhe inflamacioni

Xhenxhefili është efikas kundër inflamacionit që është një nga burimet më të forta të dhimbjeve kronike.

Inflamacioni mund të shkaktojë një sërë problemesh shëndetësore ndaj duhet shmangur.

Çaji me xhenxhefil është efikas edhe për enët e gjakut.

Qelizat e Dëmshme

Xhenxhefili është një nga kurat më të fuqishme shëndetësore kundër radikaleve të lira dhe qelizave te dëmshme.

Çaji i pasur me antioksidantë ndihmon në riparimin e qelizave të dëmtuara.

Lëkura e thatë

Gjatë stinës së dimrit, lëkura thahet ndjeshëm dhe shkakton kruarje.

Ju duhet të merrni sasitë e duhura të vitaminave A dhe C dhe ky çaj është një burim i mirë vitaminash dhe antioksidantësh.

Provojeni çajin me xhenxhefil, mjaltë dhe kanellë në këto ditë të ftohta dhe do të ndiheni mirë menjëherë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.