Sa herë që bëjmë pazarin, të vetmet që blejmë në sasi shumë herë më të mëdha nga sa mund të konsumojmë janë erëzat.

Fakti që i mbushim mendjen vetes se do të na hyjnë në punë, bën që të kemi borzilok e majdanoz në shtëpi sa për të gjithë lagjen.

Por ka një zgjidhje që t’i ruani më gjatë që nga tharja tek ngrirja, edhe pasi kopshti të ketë rënë në gjumin e dimrit.

Varini erëzat të thahen

Kjo është mënyra më popullore për t’i ruajtur erëzat. Çfarë të bëni: Thajini në një vend të errët me ajër.

Sigurohuni që nuk janë të ekspozuara në diell dhe të kenë një qarkullim të mirë të ajrit përreth tyre.

Lidhini me llastik dhe varini me kokë poshtë.

Vendosini në një kavanoz ku zakonisht vendosni erëzat. Gjethet dhe farat duhet të lihen të plota, për t’i thërmuar në momentin e përdorimit.

Ngrijini erëzat në frigorifer

Një alternativë tjetër e ruajtjes së erëzave është që t’i ngrini në frigorifer. Ato do të vazhdojnë t’i ruajnë aftësitë e tyre edhe kur janë të ngrira.

Procesi i ngrirjes do t’i nxijë gjethet dhe do t’ua ndryshojë pamjen e erëzave, por mos u shqetësoni. Kjo nuk do të vihet aspak re kur ta përzieni me ushqim apo në ujë të ngrohtë me atë që po gatuani.

Çfare të bëni: Blijini ose merrni erëzat e freskëta nga kopshti dhe shpëlajini në ujë të ftohtë.

Më pas i fshini me një kartëpicetë kuzhine që të thahen.

Më pas vendosini në qese të vogla dhe rifutini në frigorifer. Kjo metodë do t’ju ndihmojë që të përdorni aq sasi sa ju nevojitet, ndërkohë që pjesa tjetër qëndron e mbyllur.

Mbushini erëzat me vaj dhe uthull

Vaji i ullirit është shumë i mirë për t’u përdorur bashkë me erëza të forta. Gjithçka që ju duhet është një shishe e sterilizuar, 1/3 e të cilës mbusheni me erëza të cilat janë larë mirë dhe tharë me kartëpecetë letre.

Hidhni vaj ulliri mbi erëza dhe lëreni në temperaturën e mjedisit për rreth dy javë. Në vend të vajit të ullirit mund të përdorni shumë mirë edhe uthull, për të cilën vlen e njëjta procedurë.

Ruajini erëzat në ujë

Shumë erëza të freskëta mund të ndihen shkëlqyeshëm edhe në një gotë me ujë për disa javë pasi janë këputur.

Gjithçka që ju duhet të bëni është të mbushni gotën me pak ujë duke futur fillimisht bishtin.

Bëni kujdes që kur t’i merrni nga kopshti apo kur t’i blini në treg të zgjidhni ato me bisht të gjatë, në mënyrë që ai të zhytet në ujë.

Borziloku dhe majdanozi mund të ruhen në temperaturën e mjedisit. Thjesht sigurohuni që t’i ndërroni ujin çdo dy ditë dhe mos i shpëlani erëzat derisa të vijë momenti për t’i përdorur.

Rritini brenda në shtëpi

Mënyra më e thjeshtë për t’i ruajtur erëzat e freskëta është t’i keni në shtëpinë tuaj përgjatë të gjithë vitit.

Rigoni, rozmarina, trumza janë shumë të lehta për t’u rritur, veçse kërkojnë shumë dritë. Kujdesuni që të keni një dritare që e kap dielli gjatë dimrit.

Borziloku dhe mjadanozi janë më pak të vështira për t’u rritur në ambjente të brendshme, por mentja dhe nenexhiku mund të rezistojnë gjatë të gjithë dimrit./AgroWeb.org