Rënia e temperaturave në këto ditë dimri dhe njerëzit që kolliten e tështijnë gjatë gjithë ditës tregojnë se kemi hyrë në stinën e virozave.

Kur vjen puna për t’u mbrojtur nga këto viroza kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt.

Nëse plani juaj për të mos u sëmurë këtë periudhë fillon dhe mbaron me të konsumuarit të një gote më shumë lëng portokalli, bëni mirë ta rimendoni këtë strategji.

Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme i minimizon shanset për t’u sëmurur. AgroWeb.org sjell për ju disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të jeni në formë e të shëndetshëm.

Çaji bimor i ngrohtë

Të gjithë llojet e çajërave në fakt, që nga ai i malit, çaji i zi apo jeshil, përmbajnë një antioksidant të njohur si katekin. Ky antioksidant i fuqishëm mendohet të ketë veti speciale kundër gripit.

Të duhet më arsye për të konsumuar çaj? Studime të tjera sugjerojnë se katekina forcon imunitetin dhe ju mbron nga sëmundjet e zemrës.

Farat e lulediellit jo vetëm për të shtyrë kohën

Ndoshta nuk e dinit por farat e lulediellit, të cilat më shumë se për të kaluar kohën nuk i keni dhënë vlerësim tjetër, janë burim i shkëlqyer i vitaminës E.

Vitamina E vepron si antioksidant që mbron muret e qelizave nga dëmtimi. Një grusht i vogël me fare luledielli përmban 30% të sasisë ditore që duhet të merret me vitaminë E.

Për një zgjedhje më të shëndetshme zgjidhni ato që janë të pjekura dhe jo të skuqura në vaj.

Vitamina E është tejet e rëndësishme për shëndetin e mushkërive tona.

Një studim i vitit 2003 në Skoci tregoi se njerëzit që kishin një dietë të pasur me vitaminë C dhe E i kishin mushkëritë më të forta. Ju duhanpirës merrni shembull!

Konsumoni Agrume

Studimet sugjerojnë se marrja e vitaminës C në hapat e para të gripit mund ta ulë zgjatjen e sëmundjes për të paktën një ditë, e cila duket si një jetë kur je duke vuajtur në shtrat.

Konsumimi i sa më shumë agrumeve, qofshin këto portokalle, mandarina, limona, është një burim i shkëlqyer me vitaminë C.

Dhe mos u shqetësoni nëse mendoni se e keni tepruar me vitaminë C. Çdo gjë që trupi juaj nuk e përdor, thjesht nxirret jashtë nga sistemi.

Hudhra jo vetëm për syrin e keq

Po, po hudhra. Ndoshta nuk i duroni dot për shkak të erës së tyre të fortë, por ne ju këshillojmë ta rimendoni pasi përveç syrit të keq hudhrat mbajnë larg dhe gripin.

Hudhrat përmbajnë alicin, një përbërë sulfurik që prodhon antioksidantë të fuqishëm kur dekompozohet.

Sipas një studimi në revistën “Teoritë e Avancuara” njerëzit që morën suplemente hudhrash për 12 javë nga nëntori në shkurt i zuri më pak gripi nga ato që morën ilaçe qetësuese.

Dhe nga ata që u sëmurën, ata që kishin konsumuar hudhra rekuperuan shumë më shpejt. Hudhrat përmbajnë sasinë më të madhe të antioksidantëve veçanërisht kur konsumohen të pagatuara.

Nëse prapë era nuk ju bind, zgjidhja është tek ekstraktet e hudhrës në formë kapsule.

Speci i kuq për ekstra Vitaminë C

Ashtu si agrumet, speci i kuq është shumë i pasur me vitaminë C.

Vetëm një spec i kuq ka 150 miligramë të lëndës ushqyese, që ështe gati sa dyfishi që rekomandohet për femrat që të kosnumojnë në një ditë.

Për ta krahasuar, një portokalle e madhe përshembull ka vetëm 100 miligramë.

Por sigurisht që vetëm kaq nuk është e mjaftueshme pasi nëse jeni të sëmurë duhet të merrni gjatë ditës 400 deri në 500 miligram.

Qumështi për imunitet të fortë

Trupi jonë ka nevojë puer Vitaminë D për të pasur kocka të forta, për të na mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe sigurisht për të mbështetur sistemin tonë imunitar.

Pjesa më e madhe e kësaj Vitaminës prodhohet kur rrezet e diellit ndërveprojnë me qelizat e lëkurës.

Por kjo vitaminë gjendet dhe tek ushqime si qumështi, lëngu i portokallit dhe drithërat që konsumojmë në mëngjes.

Marrja e dozës së duhur me vitaminë D mund t’iu mbrojë nga gripi.

Një studim i vitit 2009 nga Spitali i Masaçusets në SHBA tregon se niveli i ulët i vitaminës D rrit rrezikun e infeksioneve në aparatin e frymëmarrjes.

Omega 3 për mbrojtje në shumë fronte

Salmoni dhe peshku ton janë shumë të pasur me acidet yndyrore Omega-3 që  largonë inflamacionet e rrezikshme në trup.

Inflamacionet kronike e pengojnë sistemin imunitar që të funksionojë si duhet dhe mund të kontribuojë në zënien e e gripit apo të ftohurit.

Omega-3 e sulmon të ftohtin në më shumë se në një front. Një studim ka treguar se pjesëmarrësit që morën produkte me Omega-3 për tre muaj kishin sistem më të fuqishëm imunitar dhe më pak probleme shëndeti.

Kos sepse bakteret janë edhe të mira

Ne shpesh i shohim bakteret si një gjë e keqe, por shumë nga këto mikro organizma janë të domosdoshme për shëndetin.

Të ushyerit me ushqim probiotik, siç është kosi, është një mënyrë e mirë për të marrë bakteret e mira, të cilat promovojnë shëndetin e sistemit tretës.

Në traktin tonë gastrointenstinal jetojnë më shumë 190 trilion baktere, ndaj dhe është e rëndësishme që bakteret e mira të jenë më të shumta në numër se të këqijat.

Përfitimet nga bakteret e mira shkojnë përtej aparatit tonë tretës. Studimet kanë treguar se konsumi i ushqimeve probiotike ul rrezikun e infeksioneve në aparatin tretës më shumë se një ilaç qetësues./AgroWeb.org/