Supat janë ushqimi i preferuar i çdo stine jo vetëm për shkak të shijes së mirë, por edhe për vlerat që i dhurojnë organizmit.

Duke qenë se është një gatim që mund të gatuhet çdo ditë, mund t’ju teprojë edhe ndonjë pjatë të cilën mund të konsumoni edhe më vonë.

Por për të përfituar shijen e mirë dhe vlerat edhe pas disa kohësh duhet që ta ruani në mënyrën e duhur.

Ekspertët këshillojnë që supën që mund t’ju teprojë ta mbani në ngrirje.

Nuk ka rëndësi se çfarë supër keni gatuar me makarona, më mish, kremoze apo me perime, kjo metodë funksionon me të gjitha.

Si të veproni?

Vendoseni sasinë që ju ka tepruar në një enë qelqi dhe mbulleni atë me një kapak hermetik.

Nëse keni më shumë se një pjatë, ju këshillojmë që ta ndani supën në racione më të vogla.

Lërini të ftohen në temperaturë ambienti e më pas vendosini në ngrirje enët një nga një.

Qeset e ushqimeve

Një mënyrë tjetër e ruajtjes së kësaj recete është edhe mbajtja në qete të posaçme ushqimesh.

Pasi të hidhni nga një racion supe në qese me mbyllje hermetike, vendosini ato njëra pas tjetrës në një pozicion të shtrirë në frigorifer.

Kështu do të zini më pak vend në ngrirje dhe do ta keni më të thjeshtë të ruani më shumë ushqime.

Kur të vijë momenti për t’i shkrirë mund t’i lini për pak minuta në mikrovalë pasi këto qese zakonisht janë të përshtatshme edhe për tu future në mikrovalë.

Një mënyrë tjetër është të grisni qesen dhe ta hidhni supën tuaj direkt në një tigan me pak ujë.

E rëndësishme në këtë rast është të zgjidhni qeset e duhura në mënyrë që të mos dëmtoni shijen e recetës tuaj.

Koncentrat për supa

Nëse asnjë nga metodat e mësipërme nuk ju shkon për shtat, sigurohuni që t’i përdorni në mënyra të ndryshme mbetjet e këtij gatimi.

Përshembull për të bërë koncentrat për supa të tjera.

Sidomos nëse supat janë kremoze dhe pa shumë përbërës i gjithi ky process është më i thjeshtë.

Mjafton të hidhni tepricat e supës tuaj tek një mbajtëse akulli dhe ta vendosni atë në frigorifer.

E sa herë që t’ju duhet një koncentrat apo keni nevojë të gatuani një supër të shpejtë, një pjesë të recetës e keni gati./AgroWeb.org