Ju mund të mendoni se përgatitja e një darke të shëndetshme dhe të shijshme është një proces i ndërlikuar, por nuk ka pse të jetë i tillë!

Ju mund të zgjidhni receta të lehta, që nuk përfshijnë teknika të komplikuara ose hapa të pafundme.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju vjen në ndihmë me disa ide recetash të thjeshta dhe të shëndetshme, që mund t’i përgatisni për vaktin e fundit të ditës.

Patate të ëmbla e të mbushura

Patatet e ëmbla janë të mbushura me lëndë ushqyese të dobishme si beta karoten, vitamina C, kaliumi dhe fibrat.

Ato janë të shijshme dhe kombinohen me pothuajse çdo gjë.

Piqni një patate të ëmbël dhe pastaj mbusheni atë me perime të skuqura, fasule, pulë dhe djathë.

Ju mund të zgjidhni të grumbulloni përbërësit tuaj të preferuar në një patate të ëmbël e të pjekur.

Vezë me perime

Vezët janë perfekte kur bëhet fjalë për yndyra dhe proteina të shëndetshme.

Dhe për të përmbushur nevojat e trupit për fibra, ju mund të shtoni një shumëllojshmëri perimesh të tilla si : spinaqi, patatet e ëmbla, kunguj të njomë, qepë, brokoli, kërpudha dhe domate.

Gjithashtu mund të shtoni edhe përbërës si djathi, lloje të ndryshme mishi etj.

Sallatë

Çelësi për të bërë një sallatë të shijshme, që do t’ju mbajë të ngopur është duke përfshirë shumë proteina, yndyrna të shëndetshme dhe fibra.

Filloni me një bazë të zarzavatesh të tilla si spinaqi, rukola ose sallata jeshile.

Shtoni disa perime të tilla si specat, trangujt, karrotat, brokoli ose qepët e kuqe, për të rritur përmbajtjen e fibrave.

Pastaj zgjidhni një burim proteinash si pulë e pjekur, karkaleca, ose vezë të ziera.

Shtimi i një burimi fibrash të tilla si fasulet ose patatet e ëmbla, do ta plotësojnë më tej sallatën tuaj.

Në fund mund të shtoni fara të llojeve të ndryshme si edhe vajin e ullirit dhe uthullën balsamike.

Supë

Pak vakte janë aq të kënaqshme sa një tas i ngrohtë me supë, sidomos gjatë ditëve të ftohta.

Për fat të mirë, supa është një gatim i thjeshtë dhe është një zgjedhje e përsosur për përgatitjen e vaktit të darkës.

Për më shumë receta vizitoni faqen e AgroWeb.org.

Hamburger

Një zgjedhje e shkëlqyer sepse është i për t’u përgatitur dhe sigurisht që kënaq shijen dhe nepsin tuaj.

Ju mund të bëni hamburgerë nga pothuajse çdo burim mishi, duke përfshirë mishin e viçit, të pulës, tonin etj.

Shërbeni hamburgerët tuaj në një simite me drithëra integrale, të mbushur me zarzavate të ndryshme dhe shoqërojeni me një sallatë.

Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni për darkë, mos u frikësoni!

Së pari, hidhini një sy frigoriferit për të parë se me çfarë përbërësish duhet të punoni.

Më pas, krijoni një vakt të ekuilibruar duke zgjedhur një burim proteinash, një perime pa niseshte, një burim karbohidratesh dhe yndyrnash të shëndetshme./AgroWeb.org