Të dyja këto lloje janë një familje domatesh karakterizohen nga një formë e vogël e ngjashme me atë të qershive apo rrushit, prej të cilave kanë marrë edhe emrin.

Edhe pse duken të njëjta në pamje dhe kanë shije të ngjashme, ka disa dallime të dukshme midis tyre.

AgroWeb.org në këtë artikull shqyrton ndryshimin midis domateve qershi dhe atyre në formë rrushi.

Çfarë janë domatet qershi?

Domatet qershi preferohen nga shefat e kuzhinës për shkak të shijes së tyre të lëngshme dhe të ëmbël.

Ato janë më të ëmbla se domatet e rrushit dhe domatet e mëdha.

Domatet qershi përmbajnë shumë ujë. Për shkak të kësaj, kanë një jetëgjatësi relativisht më të shkurtër, prandaj janë më pak të preferuara nga fermerët. Gjithashtu ato shtypen me lehtësi pasi kanë një lëkurë më të hollë.

Vijnë në një larmi ngjyrash, nga të verdha, në portokalli dhe të kuqe.

Ashtu si domatet e tjera, janë të pasura me likopen, një lëndë ushqyese e njohur me vetitë kundër kancerit.

Posedojnë gjithashtu vitaminë A dhe C, të cilat njihen për një sërë përfitimesh shëndetësore si një shikim i mirë, forcimi i sistemit imunitar, përmirësimi i shëndetit të zemrës dhe të lëkurës.

Çfarë janë domatet në formë rrushi?

Këto domate kanë një formë të zgjatur dhe janë të vogla në përmasa.

Ato paketohen dhe transportohen lehtë për shkak të fortësisë së tyre, prandaj dhe fermerët i prodhojnë në sasi të mëdha.

Për shkak të përmbajtjes së vogël të ujit dhe lëkurës së trashë, ato rrojnë gjatë. Prandaj nuk është çudi që këto lloj domatesh të vogla të gjenden në markete gjatë gjithë vitit.

Këto domate kanë gjithashtu likopen, vitaminë C dhe A.

Domatet në formë rrushi, ndryshe nga homologët e qershisë, janë të disponueshme vetëm në ngjyrë të kuqe.

Dallimet kryesore midis tyre

Domatet në formë rrushi janë më të trasha dhe kanë një jetëgjatësi të gjatë. Si rezultat, fermerët preferojnë t’i kultivojnë ato sepse janë edhe më të lehta për t’u transportuar.

Domatet qershi janë më të holla dhe kanë një jetëgjatësi të shkurtër. Nuk është e lehtë për t’i transportuar dhe mund të dëmtohen me lehtësi.

Domatet qershi kanë më shumë përmbajtje uji dhe janë më të ëmbla, prandaj pëdoren në më shumë receta. Nga ana tjetër domatet në formë rrushi kanë një strukturë më të fortë dhe janë më pak të ëmbla.

Të dyja domatet mund të përdoren për të zëvendësuar njëra-tjetrën.

Të dyja kanë likopen, vitaminë A dhe C.

Domatet qershi gjenden në ngjyrë në të verdhë, portokalli dhe të kuqe, ndërsa domatet në formë rrushi janë në dispozicion vetëm në ngjyrë të kuqe.

Domatet qershi janë më të mëdha se domatet në formën e rrushit.

Të dyja mund të konsumohen të papërpunuara ose të përfshihen në receta./AgroWeb.org