Një recetë e mirë buke nuk shkon kurrë dëm.

Si për tradtë në vendin tonë pjesa më e madhe e ushqimeve shoqërohen me bukë dhe për të qenë sa më të shëndetshëm e të sigurtë ju këshillojmë ta përgatisni në shtëpi.

Në morin e recetave dhe shijeve që gastronomia dhuron, sot provoni atë të bukës së sheshtë me fara.

Të cilën me siguri e keni provuar në furrat e bukës, pork jo e përgatitura në shtëpi ka një shije tjetër.

Përbërësit

500 gr miell

35 gr maja e thatë

315 ml ujë i ngrohtë

125 ml qumësht i ngrohtë

1 lugë gjelle gjalp i butë

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle sheqer

1 lugë çaji kripë

1 e verdhë veze

125 ml kos

1 lugë gjelle fara susami

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon të zgjidhni një enë të thellë dhe në të shtoni miellin abshkë me majanë e thatë të birrës.

Shtoni qumështin e ngrohtë, ujin dhe përzieni të gjithë masën me anë të një piruni.

Shtoni gjalpin që duhet të jetë i zbutur, vajin e ullirit dhe pak nga pak kripën e sheqerin teksa vazhdoni me përzierjen.

Brumin e formuar përziejeni për disa momente me anë të një luge të madhe në mënyrë që të formojet një topth i butë e pa kokrriza.

Më pas kalojeni në një sipërfaqe të pluhërosur me miell me punojeni përsëri me duar siç bëni zakonisht me brumin.

Brumi në këtë pikë duhet të jetë shumë i butë, sipas rastit mund t’i shtoni edhe një lugë gjelle vaj ulliri.

Kur të jetë gati, vendoseni në një enë, mbulojeni dhe lëreni të fryhet në një ambient të ngrohtë  për 2 orë.

Ndërkohë merrni një tavë të gjerë mbusheni me ujë dhe vendoseni në pjesën e poshtëme të furrës dhe ndizeni atë në teperaturën 225 gradë C.

Kur brumi të jetë gati ndajeni në dy pjesë të barabarta dhe hapeni me duar derisa të formoni një petë të trashë.

Zgjidhni dy tava mesatare, shtrojini me letër furred he në mes vendosni petën e brumit që sapo hapët.

Vendosni nga një në të dy tavat dhe me anë të një thike prini disa rombe në mes të brumit.

Në një enë veçamar rrihni të verdhën e vezës me kosin dhe lyeni të dy bukët që keni përgattitur.

Shtoni sipër farat e susasmit apo të tjera sipas dëshirës tuaj dhe vendoseni të piqet në temperaturën 225 gradë C.

Futini të piqen një nga një dhe tavën me ujë që vendosët në fillim lëreni edhe gjatë pjekjes së secilit.

Piqeni përreth 30 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë e më pas mund ta shërbeni të ngrohtë./AgroWeb.org