Bukë të Vogla me Marmalatë – Shija më e Ngrohtë e Tryezës

935 0

Sa herë që t’ju duhet një gatim shoqërues për mëngjeset apo pasditet tuaja, kujtoni këtë recetë.

Bukët e vogla me marmalatë janë ndër më interesantet e kuzhinës, jo vetëm sepse përgatiten shumë shpejt, por edhe sepse shija e tyre është sa familjare aq dhe e veçantë.

Marmalta e freskët dhe brumi i ngrohtë do t’ju bëjnë ta shijoni vaktin në mënyrë të përsosur.

Ndiqeni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 400 gr miell
  • 250 gr marmalatë (sipas dëshirës)
  • 120 ml qumësht
  • 20 gr maja birre
  • 2 vezë
  • gjysme limoni ose portokalli
  • 70 gr sheqer
  • 60 gr gjalpë
  • pak kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb. org ju këshillon që të hidhni miellin në një enë të thellë.

Më pas vini qumështin të ngrohet në zjarr të ngadaltë dhe hiqni pak mënjanë.

Me të aktivizoni dhe shkrini majanë e birrës dhe shtojeni tek mielli duke përzier vazhdimisht me duar ose me një rrahës elektrik.

Në fund shtoni edhe pjesën tjetër të qumështit të nxehtë, pak kripë dhe sapo brumi të jetë mbledhur, shtoni vezët e rrahura.

Përzieni mirë e më pas hidhni po aty, lëkurën e gjysmës së limonit ose portokallit të grirë për shije.

Në këtë moment shtoni edhe gjalpin i cili duhet të jetë i butë në temperaturë ambienti dhe vazhdoni me përzierjen.

Nëse brumi nuk arrin të lidhet siç duhet, mund të shtoni edhe pak qumësht të ngrohtë.

Kur të jetë formuar brumi vendoseni në një enë mbulojeni dhe lëreni në temperaturë të ngrohtë derisa të fryhet sa dyfishi i tij.

Më pas merreni brumin dhe ndajeni në kuleçë të vegjël 30-40 gr secili.

Hapeni secilin prej tyre  me duar derisa të formoni një disk të vogël dhe brenda shtoni me lugë reçelin apo marmalatën që keni përzgjedhur.

Pasi t’i keni mbushur, mbyllini me kujdes me duar duke puthitur mirë fundet e kuleçëve tuaj në mënyrë që të mos dalë marmalata.

Do të formoni shumë toptha të vegjël brumi të mbushur me shije të ndryshme të cilat duhet t’i vini në një tavë pjekje.

Vendosini kuleçët tuaj të puthitur me pjesën e mbushjes poshtë duke lyer tavën me pak gjalpë ose duke shtruar letër pjekje.

Për pjekjen

Lërini të pushojnë për 30 minuta të tjera e më pas lyejeni të gjithë kuleçët me vezë e qumësht sipër dhe sipas dëshirës me disa kokrriza sheqer.

Në fund futini në furrë të ngrohtë dhe piqni  në temperaturën 180 gradë për 25 minuta.

Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen pak.

Më pas mund t’i konsumoni sipas dëshirës shoqëruar me çaj ose qumësht./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.