Bukët e Orizit A Janë Vërtetë Një Ushqim i Shëndetshëm?

22 0

Të bëra nga orizi, këto bukë konsumohen shpesh si zëvendësues të bukës sepse përmbajnë më pak kalori.

Varietetet e tyre janë të shumta, por lloji më i zakonshëm përbëhet vetëm nga orizi dhe ndonjëherë edhe pak kripë.

AgroWeb.org në këtë artikull shqyrton përfitimet shëndetësore për të parë nëse janë apo jo një ushqim i shëndetshëm.

Vlerat ushqyese të bukës me oriz

Këto bukë në thelb nuk janë gjë tjetër veç se oriz dhe ajër, prandaj edhe profili i lëndëve ushqyese nuk është shumë i pasur.

Por le t’i hedhim një sy të shpejtë vlerave që gjenden në një bukë (rreth 9 gram) të përbërë nga orizi kaf:

35 kalori

7 gr karbohidrate

0 gr fibra

1 gr proteina

0 gr yndyrna

15% e vlerës ditore Mangan

4% e  vlerës ditore Bakër

4% e VD Selen

3% e VD Magnez

3% e VD Fosfor

2% e VD Zink

Ato përmbajnë gjithashtu sasi minimale të disa vitaminave dhe mineraleve të tjera.

Ju mund të shihni se ky ushqim është i ulët në vitamina dhe minerale që janë thelbësore për shëndetin.

Procesi i fryrjes së orizit, i cili përdoret në përgatitjen e këtyre bukëve, ka treguar se ul përmbajtjen e antioksidantëve të orizit.

Megjithatë ky informacion është vetëm për bukët e thjeshta me oriz, pasi varietetet me aromë shpesh përmbajnë sheqer të shtuar dhe përbërës të tjerë.

Përfitimet e bukëve me oriz

Disa nga përfitimet në vlera ushqyese janë se bukët janë të ulëta në kalori, ato zakonisht janë pa gluten dhe ndonjëherë bëhen me drithëra të plota.

Përmbajnë pak kalori

Shumë njerëz preferojnë të hanë bukë orizi në vend të bukës ose biskotave, të cilat të dyja mund të jenë më të larta në kalori.

Shpesh njerëzve u duket sikur po hanë shumë sepse ajri në to krijon ndjesinë e ngopjes.

Por ana tjetër për të kursyer kaloritë, do t’ju duhet t’i përmbaheni një sasie të arsyeshme të konsumit të tyre.

Kjo për shkak se në të vërtetë këto lloje bukësh përmbajnë më shumë kalori se buka e bardhë.

Disa përmbajnë drithëra të plota

Bukët me oriz mund të përgatiten duke përdorur oriz me kokërr të plotë.

Një regjim ushqimor i pasur me drithëra është vërtetuar se ul rrezikun e sëmundjeve kronike.

Sidoqoftë, jo të gjitha bukët e orizit që gjenden në treg përdorin oriz kaf.

Kështu që kërkoni për ato produkte që përmbajnë oriz kaf me kokërr të plotë, për t’u siguruar që po blini një me drithëra integrale.

Shumica janë pa gluten

Bukët e bëra vetëm nga orizi janë pa gluten, por ka disa varietete me elb ose kokrra të tjera që përmbajnë gluten.

Prandaj sigurohuni që të lexoni me kujdes etiketën nëse po përpiqeni të shmangni sheqerin./AgroWeb.org