Drithi i bullgurit mund të mos jetë zgjedhja e parë e një amvise për gatimin e një vakti të shëndetshëm e plot shije.

Megjithatë, falë vlerave të jashtëzakonshme, bullguri ka potencial të bëhet një drith i rëndësishëm.

Bullguri është një drith që prodhohet nga disa lloje gruri.

Ai përmirëson tretjen, stimulon rritjen dhe zhvillimin, qarkullimin e gjakut, gjumin, parandalon sëmundjet kronike dhe mbron sistemin imunitar.

Bullguri është pjesë e gatimeve tradicionale të Lindjes së Mesme, Indisë ose Evropës, por atë mund ta gjeni lehtësisht edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai gatuhet shumë shpejt, dhe si rrjedhojë është nga ato ushqime tek të cilat mund t’i varësh shpresat, jo vetëm për të shuar urine, por edhe për të kënaqur shijen. Bullguri është i pasur me hekur, magnez, kalium, zink, niacinë, bakër, fosfori, mangan, fibër dhe proteinë dietike.

Në të gjenden pak kalori dhe yndyrna, gjë që e bën këtë produkt të rëndësishëm për njerëzit që duan të humbasin peshë. Të gjithë përbërësit e bullgurit i japin organizmit një mburojë të mirëfilltë ndaj sëmundjeve.

Bullgur Me Kungulleshka Për Një Vakt Të Shëndetshëm Dhe Plot Shije

Për përgatitjen e kësaj pjate ju nevojiten:

1 filxhan e gjysmë çaji me bulgur

1 qepë mesatare e grirë hollë

Një lugë e gjysmë gjelle salcë domate të trashë

3 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër

1 lugë çaji qimnon

Gjysëm luge çaji spec të kuq pluhur

Gjysmë luge çaji trumzë ose rigon të thtë

Një majë luge çaji piper të zi

Një majë luge çaji spec të kuq djegës

2 filxhanë e gjysmë ujë të nxehtë

Treçerek luge çaji lëkura limoni të grirë hollë

4 filxhanë çaji kungulleshka të prera në copa

2 lugë çaji kripë.

Domate qershizë sipas preferencës

Përgatitja:

Shpëlajeni bullguri 2-3 herë me ujë të bollshëm dhe më pas lëreni në një enë të mbushur me ujë për 10 minuta.

Vendosni një tenxhere në zjarr dhe hidhni vajin e ullirit.

Kaurdisni qepën për disa minuta deri sa të zbutet.

Kullojeni bullgurin dhe lëreni mënjanë

Shtoni salcën e domates tek qepët e karamelizuara dhe kaurdiseni për një minutë.

Më pas shtoni erëzat dhe bullgurin e kulluar.

Përzejini me lugë druri dhe hidhni ujin e nxehtë, kripën dhe lëkurat e imëta të limonit.

Ziejini për pesë minuta dhe më pas uleni temperaturën.

Lëreni bullgurin të ziejë në temperaturë të ulët për 25 minuta me kapak të mbyllur.

Në një tigan hidhni pak yndyrë dhe skuqni kungulleshkat duke i spërkatur me kripë dhe piper.

Pak përpara heqjes nga zjarri, tek kungulleshkat hidhni pak hudhër për aromë.

Kur të jeni gati për servirje, hidheni bullgurin në pjatë dhe sipër tij hidhni kungulleshkat e karamelizuara, domate qershi dhe pak lëng limoni.

Përziejeni mirë dhe më pas shtoni lëngun e ngrohtë të mishit të pulës apo viçit.

Përziejeni mirë dhe lëreni të marrë një valë të plotë.

Kur kjo të ndodhë, uleni zjarrin dhe mbulojeni tenxheren me kapak.

Lëreni bullgurin të ziejë për 15 deri në 20 minuta ose deri sa ai të jetë i butë dhe të mos kërcasë në gojë.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

Bullguri serviret i ngrohtë dhe është shoqërues i shkëlqyer i mishit të skarës, mishit të pulës ose çfarëdo gjelle tjetër me mish. /AgroWeb.org