Nëse do të egzistonin tortat e kripura ato pa dyshim që do t’i ngjanin bzreqeve të hapur të cilët vendi ynë i ka edhe në traditë.

Quhet byrek i hapur, i zbuluar ose Lakuriq sipas zonës së Shkodrës dhe ka një shije vërtetë të veçantë që duhet provuar.

Përgatitja e tij nuk është fare e ndryshme nga byreku tradicional megjithëse në recetën e sotme disa përbërës janë të ndryshëm si përshëmbull përdorimi i petës sfoliat.

Në këtë artikull AgroWeb do t’ju tregojë mënyrën më të thjeshtë të përgatitjes së këtij gatimi plot shije.

Ndiqeni mëposhtë se si ta gatuani në shtëpi byrekun e hapur me kungulleshkat e stinës.

Përbërësit

1 pako petë sfoliat rrumbullake

250 gr gjizë pa kripë

2 kungulleshka mesatare

Kripë

Vaj ulliri

Mente ose nenexhik

Përgatitja

Për këtë recetë AgroWeb ka zgjedhur të përdorë petën sfoliat për të realizuar mbështjelljen të cilën e gjeni të gatëshme në dyqane, por ju mund ta përgatisni edhe vetë në shtëpi petën për brumin siç bëni me pertët e byrekut zakonisht.

Më tej vazhdoni me përgatitjen e byrekut tuaj duke zgjedhur një tavë rrethore me madhësi 24-26 cm.

Të cilën duhet ta vishni me një letër pjekje dhe brenda shtroni petën sfoliat duke puthitur mirë fundin e saj në tavë.

Merrni gjizën dhe hidheni brenda tavës ku ndodhet peta dhe shtypeni mirë më lugë deris atë ngjeshet.

Më pas vazhdoni me pastrimin dhe grirjen e kungulleshkave në fije të holla.

Është e rëndësishme që t’i grini hollë me rende në mënyrë që ato të ngjajnë si fije, për të pasur një shije sa më delikate.

Spërkatini ato me vaj ulliri, kripë dhe mente të grirë gjithashtu hollë dhe përziejini.

Sipas dëshirës mun dtë përdorni piper te zi apo spec djegës në këtë recetë.

Hidhini të gjithë kungulleshkat që përgatitët tek tava dhe shtrojini sërish me anë të një luge në mënyrë që të jenë sa më të njëtrajtëshme.

Në fun dktheni me duar anët e petës sfoliat që kanë mbetur jashtë tvaës dhe futeni byrekun tuaj te piqet për 25-30 minuta në temperaturën 190 gradë.

Pasi byreku të jetë pjekur mund ta servirni sit ë ngrohtë ashtu edhe të ftohtë pasi shija mbetet  e mrekullueshme./AgroWeb.org