Çaji mund të kthehet në një nga aleatët tuaj më të mirë përsa i përket shëndetit të mirë çdo ditë.

Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet.

Sipas kërkimeve të AgroWeb.org, ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhimbjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.

Limoni përmban shumë vitaminë C dhe ju forcon organizmin.

Ky çaj pak djegës është fantastik, plot me vitaminë C dhe me elementë anti bakterialë dhe anti inflamatorë. Është i jashtëzakonshëm për të luftuar virozat dhe gripin.

Ndaj kjo pije është një nga më të mirat që mund të shijoni këtë periudhë.

Ndiqni mënyrën e saktë të përgatitjes së saj dhe provojeni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

50 gr xhenxhefil i freskët

600 ml ujë

Lëkura e një limoni

1 shkop kanelle

Përgatitja

Për të nisur përgatitjen e këtij çaji si fillim lani mirë limonin dhe qërojini lëkurën.

Bëni kujdes ta prini hollë në mënyrë që të mos prisni edhe pjesën e bardhë të limonit.

Më pas qëroni xhenxhefilin dhe priteni në shkopa të hollë.

Mbushni një ibrik apo tenxhere të vogël dhe shtoni aty lëkurat e limonit, xhenxhefilin e qëruar dhe shkopin e kanellës.

Vendoseni të zihet për 10-15 minuta derisa të lëshojë një ngjyrë të verdhë.

Kullojeni çajin tuaj dhe hidheni në një çajnik duke shtuar edhe disa shkopa kanelle.

Shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni në çdo kohë të ditës.

Nëse doni t’i shtoni më shumë ëmbëlsi, përziejeni me pak mjaltë lulesh./AgroWeb.org