Nuk është sekret që mishi i kuq shkon me një verë të kuqe me aromë frutash.

Këtë kombinim me siguri do ta gjeni të njejtë në çdo vend të botës.

E megjithatë larmishmëria e zgjedhjeve të verërave të kuqe është sa interesante aq edhe konfuzuese.

Tashmë jemi në periudhën kur kjo pije konsumohet më se shumëti dhe famijari përgjegjës për përzgjedhjen e verës e ndjen këtë dilemë.

Në këtë artikull AgroWeb.org do të trajtojë disa nga verat e kuqe që shkojmë më shumë me llojet e ndryshme të mishrave.

Për Biftek dhe Bërxolla

Nëse do të gatuani ndonjë nga të dyja zgjidhni një verë të kuqe me ngjyrë rubin të mesme ose të lehtë.

Lloji i verës mund të përshtatet edhe me mënyrën se si e gatuani mishin, përshembull nëse do ta përgatisni me salca të forta zgjidhni një verë mesatare ose të fortë.

Copat e mëdha të mishit shkojnë më shumë me verërat e forta për shkak të tanineve që këto të fundit përmbajnë.

Taninet çlirohen nga vera dhe ndihmojnë që ju të ndjeni një shije të fortë sa herë që ktheni gllënkat.

Në këtë mënyrë do të arrini të balanconi shijet mes asaj të mishit dhe pijes.

Çfarë është e sigurtë në këtë kombinim përveç shijeve të forta, ngopja dhe pak marramendje.

Mish Qengji

Mishi i qengjit edhe pse konsiderohet si i rëndë në shijim kërkon një verë më të lehtë se ajo që ju shpjeguam më sipër.

E rëndësishme është të zgjidhni një verë me pak tanine në mënyrë që të mos i humbisni shijen mishit të qengjit.

Mish viçi

Mishi i kuq i viçit shkon më së miri me verën e bardhë megjithëse mund të duket mjaft e pazakontë.

Mishi i viçit ka shije delikate e cila shkon më së miri me verën e bardhë.

Mishi i gjelit

Nëse do të përgatisni gjel deti në furrë mund të zgjidhni një verë të kuqe jo shumë të fortë ose një verë të bardhë jo shumë aromatike./AgroWeb.org