Nëse do të thoshim së makaronat kanë një sekret, ai është pikërisht koha e zjerjes së tyre.

Pasi makaronat hyjnë tek ato ushqime të cilat e kanë kohën e gatimit shumë të përcaktuar.

Zakonisht ajo tregohet tek paketimi kur i blini, por një informacion të përgjithshëm mbi këtë sekret gatimi çdo kuzhinier i mirë duhet ta dije.

AgroWeb ju rendit disa nga llojet e makaronave më të përhapura në botë bashkë me kohën e zjerjes së tyre.

Makaronat që gatuhen për 5 minuta

Të parat në këtë listë të gjatë janë makaronat më të holla të linjës së spagetit.

Ato janë aq të holla sa shpesh krahasohen me fijet e flokut dhe shpesh i gjeni me nr 1 në paketime.

Koha e gatimit të tyre është jo më shumë se 5 minuta e sipas markës kjo kohë mund të shkojë edhe 2 minuta.

Këto makarona përdoren shpesh për supën apo me salcë domatesh e konsiderohen si lloji që zjehet më shpejt nga gjithë të tjerat.

8-10 minuta

Spagetit me trashësi normale duan deri në 10 minuta kohë zjerje dhe konsiderohen ndër makaronat më të lehta në gatim e më populloret.

Po kaq kohë kërkojnë edhe makaronat e vogla tub në formën e gjysmëhënës.

10-12 minuta

Të quajtura makarona fjongo për shkak të formës së tillë, ky lloj mban vendin e tretë në gatim.

Këto lloj makaronash kërkojnë vetëm 10-12 minuta për t’u zjerë dhe kanë një shije të mrekullueshme.

12-14 minuta

Nëse i konsumoni shpesh penet e dini se koha e saktë e zjerjes së tyre është 12.14 minuta.

Ato shoqrohen më së miri me salca të ndryshme, por edhe mund të piqen në furrë për një shije më krokante.

9-15 minuta

Makaronat që kërkojnë më shumë kohë në gatim janë guaskat e mëdha të cilat zakonisht konsumohen me salcë domatesh e mishi apo të mbushura në furrë.

Koha e zjerjes së tyre mund të arrijë deri në 15 minuta./AgroWeb.org