Janë padyshim një nga ushqimet më të dashura e të shijshme të detit.

Përveç kësaj janë një burim i mirë proteinash dhe omega-3 që ndihmojnë muskujt dhe mendjen.

Karkalecat mund t’i gjeni në lloje e madhësi të ndryshme, por ajo që i bashkon të gjithë është lëkura e fortë që i mbështjell ata.

E për t’i shijuar siç duhet në gatime ajo preferohet të hiqet që në momentin e parë.

Nëse po i gatuani vetë në shtëpi me siguri e dini se sa e sikletëshme është heqja e saj.

Por kjo nuk ka përse të mbetet gjithnjë një problem, pasi shefat e kuzhinës kanë ndarë me në sekretet e veçanta të pastrimit të karkalecave.

Ndiqini ato mëposhtë në këtë artikull dhe praktikojini sa herë që do’tju duhet të gatuani karkalecat e shijshëm të detit.

Dy mënyra të shpejta pastrimi

Ka dy mënyra të shpejta e të ndryshme se si mund t’i qëroni lehtë karakelcat e detit.

Ato mund t’i pastroni me duar duke i hequr fillimisht këmbët e vogla që ndodhen në pjesën e poshtëme.

Mjafton t’i tërhiqni me gishta dhe ato do të shkëputen lehtësisht nga pjesa tjetër e lëkurës.

Më pas e gjithë lëvozhga e jashtëme që mbështjell trupin e karkalecit do të marrë ajër dhe do të jetë shumë e lehtë për ta larguar.

Sipas dëshirës kokën dhe bishin mund ta lini për të lëshuar më shumë shije gjatë gatimit të recetave.

Mënyra e dytë është ajo e përdorimit të gërshërëve e cila konsiderohet edhe si më efikase në pastrim.

Filloni duke e prerë karkalecin në pjesën e sipërme të kurrizit nga fillimi në fund.

Në këtë mënyrë e gjithë shtresa e fortë do të bjerë lehtësisht pa lënë papastërti tek karkaleci juaj.

A duhet t’i pastroni edhe brenda?

Karkalecat nuk kanë nevojë të pastrohen nga brenda si peshqit, por një ndërhyrje të vogël në trupin e tyre është e këshillueshme që ta bëni.

Në pjesën e lartëme të harkut ose kurrizit ndodhet trakti tretës, i cili këshillohet të hiqet para se t’i gatuani e t’i konsumoni.

Ngjan si një venë e holle të cilën mund ta largoni lehtësisht duke e prerë me thikë pjesën e sipërme të karkalecave.

Megjithëse nuk konsidoret si e dëmshme për shëndetin, ekspertët e kuzhinës thonë se mund të ndikojë në shije.

Duke i bërë karkalecat tuaj më të athët se zakonisht.

Pasi të keni mbaruar me këto metoda pastrimi, kalojini në ujë të pastër dhe bëjini gati për recetën e e rradhës./AgroWeb.org