Ëmbëlsira e Nuses – Receta e Veçantë e Traditës

2.6k 0

Veçantia e ëmbëlsirave të traditës vjen si nga mënyra ndryshe e përgatitjes ashtu edhe nga emrat jo të zakontë që këto ëmbëlsira shpesh marrin.

So do të flasim për ëmbëlsirën e nuses, e cila ka një shije të mrekullueshme dhe është shumë e ngjashme me ëmbëlsirat tuaja të preferuara.

Nëse ju pëlqen bakllavaja, sheqerparet apo çdo gatim tjetër me sherbet atëherë edhe këtë recetë do ta pëlqeni shumë

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 400 gr miell
  • 125 ml vaj
  • 120 gr gjalpë
  • 120 ml qumësht i vakët
  • 1 lugë çaji pluhur pjekje
  • 120 gr arra të shtypura
  • 1 lugë çaji kanellë

Për sherbetin

  • 450 gr sheqer
  • 750 ml ujë
  • 1 lugë çaji lëng limoni

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të përgatisni sherbetin.

Në një tenxhere të thellë shtoni sheqerin, bashkë me ujin dhe vëreni të ziejë duke përzier vazhdimisht.

Rreth 5 minuta pasi uji të jetë zier, shtoni dhe një lugë çaji lëng limoni.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni mënjanë të ftohet.

Më pas vazhdoni më përgatitjen e brumit duke përzier mirë në një enë të thellë gjalpin, vajin, pluhurin për pjekje dhe qumështin e vakët.

Pasi të keni përzier të gjithë përbërësit, shtoni me kujdes miellin duke e situr pak nga pak.

Formoni brumin pa kokrra duke përzier, e më pas ndajeni në forma të vogla.

Këtu mund të përdorni një lugë gjelle dhe të ndani në masa të vogla ovale të gjithë brumin apo ta rrotulloni me duar.

Në fund sheshojini të gjitha masat me kujdes dhe përgatisni mbushjen.

Përzieni në një enë arrat e thërrmuara bashkë me kanellën dhe filloni të mbushni brumin që përgatitët më parë.

Bëjeni këtë më çdo masë që ndatë nga brumi dhe më pas bashkojini sipër me duar në mënyrë që mbushja të qëndrojë.

Do të formohet një biskotë e vogël e cila nuk ka rëndësi nëse nuk mbulohet e gjitha me brumë.

Në fund vendosini të gjitha në një tavë pjekje.

Nëse ju ngelët pak nga mbushja mund ta hidhni ëmbëlsirës tuaj edhe sipër.

Futeni tavën në furrë dhe lëreni të piqet në temperaturën 180 – 190 gradë Celsius  derisa të marrin ngjyrë të artë.

Sapo t’i nxirrni nga furra, shtoni sherbetin e ftohtë dhe lërini biskotat të zhyten në të.

Kur ëmbëlsira ta ketë thithur sherbetin dhe të jetë ftohur mund ta servirni sipas dëshirës./AgroWeb.org