Hithra besohet të jetë aq e mirë sa që praktikisht mund të çojë në falimentimin e farmacive.

Kjo barishte, ndër më të preferuarat të amvisave shqiptare, është aleate e shëndetit të njeriut.

Ajo funksionon kundër alergjive, por jo vetëm kaq.

Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, azmës, infeksioneve të fshikëzës së urinis, bronishitit, gurëve në veshka, sklerozës, e shumë të tjerave.

Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët.

Hithra është një barishte e shijshme që përdoret në shumë receta gatimi.

Duke lexuar më poshtë në AgroWeb.org do të mësoni një recetë të re të një fërgesë jo vetëm të shëndetshme por edhe shumë të shijshme.

Kjo recetë mund të përgatitet shumë shpejt dhe përbërësit e saj gjenden krejt lehtë.

Përbërësit:

500 gramë hithra

2 lugë gjelle gjalpë,

2 thelbinj hudhër

1 lugë gjelle miell

Gjysëm filxhani ujë ose lëng hither

Çerek luge çaji arrëmyshk pluhur

Disa lugë gjelle krem pana

Treçerek filxhani qumësht

Kripë dhe piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

Lajini hithrat në ujë të ftohtë duke përdorur dorashka.

Vendosni tenxheren në zjarr dhe kur uji të ketë marrë valë, hidhni hithrat dhe lërini të zihen për 5-10 minuta.

Më pas kullojini dhe lërini mënjanë. Sigurohuni që të ruani një gotë lëng nga hithrat e ziera.

Vendosni një tigan në zjarr dhe shtoni dy lugë gjelle gjalpë, bashkë me hudhrat.

Lërini të gatuhen në temperaturë mesatare deri sa hudhra të lëshojë të gjithë aroomën e saj.

Më pas hidhni një lugë gjelle miell dhe lërini të kavërdiset për 30 sekonda.

Shtoni hithrat dhe lëngun e tyre dhe përziejini.

Lërini të valojnë për rreth 10 minuta deri sa lëngjet të kenë avulluar.

Në një enë tjetër përzieni qumështin me pak salcë pana, shtoni arrëmyshkun, kripën dhe piperin.

Sipër fërgesës, mund të hidhni edhe pak salcë pana dhe servireni menjëherë. /AgroWeb.org