Fileto Pule të Pjekura në Furrë me Hudhër dhe Djathë

5.3k 0

Mishi i pulës është jo vetëm i shijshëm, por edhe një mik i mirë organizmit tuaj.

Ai është i pasur në proteina dhe vitaminë B6 të cilat janë të domosdoshëm për shëndetin.

Mishi i bardhë është pjesa më e shëndetshme e pulës dhe rekomandohet të përdoret rregullisht, sidomos duke zëvendësuar mishin e kuq.

AgroWeb.org sot ju sugjeron një recetë shumë të thjeshtë dhe të shëndetshme që përgatitet lehtë.

Receta ka të bëjë me pjekjen e filetove të lyera me gjalpë me hudhër, erëza e djathëra.

Kjo recetë është ideale për t’u përgatitur në çdo kohë dhe për t’u kombinuar me perime të ndryshme të shëndetshme.

Ju sjellim më poshtë hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për të provuar vetë në shtëpi këtë recetë me shije fantastike.

Fileto Pule Të Pjekura Në Furrë Me Hudhër Dhe Djathë

Përbërësit:

  • 120 gramë gjalpë,
  • 4 thelpinj hudhër të grirë hollë,
  • 75 gramë thërrime buke,
  • 40 gramë djathë kaçkavall
  • 200 djathë pice i grirë imët.
  • Treçerek luge çaji me majdanoz të thatë,
  • Treçerek luge çaji me rigon të thatë,
  • Treçerek luge çaji me piper të zi pluhur
  • Një lugë çaji me kripë
  • 8 fileto pule të holla

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 180 gradë.

Vendosni një tigan në zjarr dhe hidhni gjalpin.

Kur ai të jetë nxehur, shtoni hudhrën dhe kaurdiseni në temperaturë të ulët për 5 minuta.

Në një enë tjetër përzieni thërrimet e bukës, djathërat, majdanozin, rigonin, piperin dhe kripën.

Më pas, secilën filetë lyejeni me gjalpin me aromë hudhre dhe më pas në masën e erëzave dhe thërrimeve të bukës.

Vendosini filetot e pulës në një tepsi dhe gjalpin e mbetur me hudhër hidhjani sipër.

Piqini filetot në furrë për rreth 30 minuta, ose deri sa lëngjet e saj të jenë shteruar plotësisht e pula të ketë marrë një ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Këtë pjatë mund ta shoqëroni me perime furre ose me sallatë me barishte të egra si spinaqi./AgroWeb.org