Gjalpi i Shkrirë – Si ta Përdorni në Gatimet Tuaja

2.1k 0

Amvisat dalëngadalë po përshtaten me mënyrat e shëndetshme të gatimit duke zëvendësuar yndyrnat me një alternativë më të shëndetshme siç është vaji i ullirit.

Megjithatë, siç çdo amvisë e di, ndodh që në ndonjë ditë, të mos ketë vaj ulliri në kuzhinë.

Ai shumë mirë mund të zëvendësohet me gjalpin, sidomos atë të shkrirë, por në sasitë e duhura, të cilat variojnë sipas gatimit siç do t’i mësoni në AgroWeb.org

Si Ta Zëvendësoni Vajin e Ullirit Me Gjalpin Në Kuzhinë

Gjalpi është kryesisht yndyrë por ka gjurmë të ujit dhe të qumështit që tjetërsohen në varësi të mënyrës së gatimit.

Për këtë arsye, shumë amvisa zgjedhin ta shkrijnë gjalpin dhe më pas të përdorin variantin e ngurtësuar dhe të përqendruar të tij.

Gjalpi i shkrirë është më i miri për tu përdorur në gatim, përfshirë këtu edhe në skuqje.

Sasia e Duhur e Gjalpit Të Shkrirë Në Kavërdisje

Nëse receta kërkon një lugë gjelle vaj ulliri për kaurdisje, ju mund ta zëvendësoni atë me një lugë gjelle gjalpë të shkrirë.

Gjalpi duhet lënë të bulëzojë dhe më pas duhen hedhur perimet.

Gjalpë Për Pjekje

Në rastin e pjekjes mund të përdorni gjalpë ngurtësuar dhe ta ndani në copa.

Në rast se do të gatuani perime të pjekura në furrë, ju mund të vendosni copa gjalpi në tavë bashkë me perimet.

Gjalpi Për Skuqje

Gjalpi ka një tolerancë më të ulët ndaj nxehtësisë, ndaj varianti i shkrirë është më i përshtatshëm për këtë mënyrë gatimit.

Sekreti qëndron në lejimin e shkrirjes së plotë të gjalpit dhe më pas skuqjen e ushqimit.

A Kombinohen Në Gatim Vaji i Ullirit Me Gjalpin?

Patjetër. Veçanërisht për kaurdisje dhe tiganisje.

Vaji ka tolerancë më të lartë ndaj nxehtësisë ndërsa gjalpi ofron një shije më të plotë.

Përse Duhet Ta Shkrini Gjalpin?

Gjalpi i shkrirë është një term që amvisat e njohin shumë mirë.

Gjalpi hidhet në tigan dhe lejohet të shkrijë plotësisht në një nxehtësi jo të lartë.

Në  një pikë të caktuar, gjalpi nis të bulëzojë dhe në sipërfaqe formohet një shkumë e cila ka gjurmë qumështi dhe uji.

Gjalpi duhet të përzihet vazhdimisht deri sa këto grimca të zbresin në fund.

Kur gjalpi të marrë një ngjyrë të artë, hiqeni tiganin ose enën nga zjarri dhe hidheni në enën ku do ta mbani.

Më pas ai do të ngurtësohet, do të jetë yndyrë e përqendruar dhe do të jetë një alternativë shumë e mirë dhe afat-gjatë për gatim.

Shkrirja e tillë e bën gjalpin më të qëndrueshëm në kohë dhe nuk e lejon të prishet./AgroWeb.org