Guava është një frut tropikal me prejardhje nga Meksika, Karaibet, vendet e Amerikës Qëndrore dhe veri-jugore.

Madhësia e këtij fruti tropikal është sa ajo e një topi tenisi. Kur piqet, tuli ka ngjyrë të kuqërremtë dhe aroma e tij është e ëmblël ndërsa shija tepër freskuese.

Ëmbëlsia e frutit varet nga lloji që konsumoni. Shumë njerëz e përshkruajnë shijen e Guavës si një miks midis shijes së një luleshtrydheje dhe një dardhe.

Një Guava përmabn nga 50 deri në 112 kalori dhe një sërë lëndësh ushqyese. Ku përfshihet vitamina C, kaliumi, fibrat dietike, vitamina A dhe folati.

Edhe pse Guavat janë të disponueshme gjatë gjithë vitit, vera është sezoni i pikut.  Në Shqipëri mund t’i gjeni në tregjet e frutave dhe perimeve.

Duke qenë një frut relativisht i ri në tregje tona, AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me mënyrën se si konsumohet ky frut kaq i veçantë.

Si konsumohet fruti tropikal?

Hapi i parë është sigurisht pastrimi i frutit.

Shpëlajeni atë nën ujë të ftohtë dhe të rrjedhshëm.

Më pas, me majën e një thike të mprehtë pas vazhdoni duke prerë dhe hequr çdo zonë ku fruti duket i dëmtuar.

Pas kësaj priteni frutin në gjysmë dhe me ndihmën e një luge çaji përpiquni të hiqni farat.

Guava është gati për t’u ngrënë.

Me çfarë mund ta shoqëroni frutin?

Shërbejeni Guavën me akullore ose kos, ose priteni në copa të vogla dhe shtojeni në një sallatë frutash me copa portokalli, banane të prera në feta dhe fruta të tjera.

Guavat mund të përdoren në një shumëllojshmëri pjatash, duke përfshirë byrekun, pudingun, ëmbëlsirat, reçelin apo marmalatën.

Në disa vende si Indina dhe Kina, gjethet e saj përdoren si një trajtim për diarrenë.

Ndërsa në vende të tjera si Meksika, njerëzit kanë përdorur tradicionalisht mishin e frutit për të shëruar plagët./AgroWeb.org