Një nga ëmbëlsirat tradicionale më të thjeshta e të shijshme që mund të përgatisni.

Shija e hallvës është karakteristike dhe nuk mund të ngatërrohet me asgje tjetër, po ashtu dhe aroma.

Por në recetën e sotëme nga AgroWeb.org kemi vendosur ta bëjmë këtë shije të traditës pak më interesante.

E keni provuar ndonjëherë hallvën me miell të ashpër dhe shurup?

Nëse jeni kuriozë për shijen ndiqni udhëzimet e recetës mëposhtë dhe përgatiten në shtëpitë tuaja.

Përbërësit për shurupin

1.2 l ujë

600 gr sheqer

120 ml mjaltë

2 shkopinj kanelle

3-4 fara karafili

Lëkurë portokalli

Për hallvën

500 gr miell i ashpër

120 ml vaj luledielli

60 ml vaj ulliri

60 gr arra

60 gr rrush i thatë

Kanellë pluhur

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të bashkoni të gjithë përbërësit për shurupin në një tigan mesatar.

Pra, shtoni ujin, sheqerin, mjaltin, shkopat e kanellës, farat e karafilit dhe 2-3 cm lëkurë portokalli.

Vendoseni  tiganin të ziejë në zjarr të fortë për 5 minuta më pas ulni nxehtësinë dhe përzieni me kujdes.

Në një tjetër tigan shtoni vajin dhe lëreni të ngrohet në zjarr mesatar derisa të fillojë të krijojë bulëza.

Më pas shtoni miellin duke përzier vazhdimisht në mënyrë që hallvës të mos i krijohen kokrriza dhe të mos ngjitet.

Këtë proces ndiqeni derisa mielli të fillojë të skuqet e të fillojë të marrë ngjyrën e kaftë tradicionale të hallvës.

Ndërkohë shurupi duhet të jetë gati, por para se ta përdorni bëni kujdes të hiqni nga tigani shkopat e kanellës dhe lëkurën e portokallit.

Po ashtu hiqni edhe hallvën nga zjarri e cila duhet të jetë e butë dhe pa kokrriza dhe me kujdes shtojini shurupin që sapo përgatitët.

Kur të bëni këtë proces kini kujdes të mos digjeni  pasi hallva do fillojë të ziejë e të lëshojë bulëza.

Më pas shtoni po ashtu edhe arrat e shtypura e të thërrmuara dhe rrushin e thatë dhe vendoseni tiganin sërish në zjarr të ulët.

Lëreni të gatuhet derisa hallva të thithë të gjithë masën e lëngëshme të shurupit duke e përzier me lugë druri herë pas here.

Tiaganin mbulojeni me kapak dhe lëreni mënjanë të ftohet për 10 -15 minuta pasi të shikoni që është gati.

Më pas të gjithë masën e cila mund të duket edhe si pudding tashmë, vendoseni në format që dëshironi.

Mund të përdorni atë tradicionalen e pudingut apo kupa të vogla për ëmbëlsira.

Lëreni të ftohet në temperaturë ambienti para se ta shërbeni e më pas spërkateni me pak kanellë apo fruta të tjera të thata nëse këni dëshirë./AgroWeb.org