Humus me Thjerrëza – Receta e Shpejtë dhe e Shëndetshme

1.9k 0

Humusi është një ushqim që mund ta përgatisni përbërës të ndryshëm.

E rëndësishme në këtë recetë është sasia dhe kombinimi i duhur i përbërësve për shije sa më të mirë.

Humusi në të vërtetë është një pjatë shoqëruese në sallata, mish, me bukë apo ushqime të tjera dhe mund ta përdorni në meset e tavolinave tuaja për të ngopur oreksin.

Përtej shijes duke qenë tërësisht natyral dhe me bazë bishtajorësh, farash dhe vaji është një burim shumë i mirë yndyrnash të cilat i bëjën mirë zemrës.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes sipas këshillave të AgroWeb.org dhe provoni recetën e humusit të shijshëm me thjerrëza.

Përbërësit

500 gr thjerrëza

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë salcë susami

1 tufë majdanoz

1 lugë çaji spec i kuq pluhur

Kripë

Piper i zi

1 thelbi hudhër

Gjysmë limoni i shtrydhur

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon t’i lini thjerrëzat 7-8 orë në ujë të ftohtë në mënyrë që të ziejnë më shpejt.

Pasi të kalojë koha, përafërsisht të nesërmen, shpëlajini mirë me ujë të rrjedhshëm, hidhini në një tigan bashkë me 2 gota ujë të freskët.

Vendosini të ziejnë përreth 45 minuta dhe kur të zbuten, hidhini në mikser bashkë me hudhrën, kripën, majdanozin dhe salcën e susamit.

Salcën e susamit mund ta përgatisni duke skuqur në një tigan farat e susamit e më pas ti grini në një mikser me pak vaj ulliri ose susami.

Këtë salcë shtojeni tek  thejrrëzat, bashkë me specin pluhur, lëngun e limonit dhe 2 lugë vaj ulliri.

Të gjithë përbërësit miksojini me shpejtësi derisa të keni formuar një pastë të trrashë dhe homogjene.

Hidheni në një pjatë, shtoni pak spec të kuq djegës sipas dëshirës dhe mund ta konsumoni sipas dëshirës.

Ruajeni të mbyllur në frigorifer per 2-3 ditë./AgroWeb.org